Thursday, February 26, 2026

Liga e Kampionave-Fitoja e Juventusit në shtëpi 3-2 nuk mjafton, sepse me rezultatin e përgjithshëm 5-7, kualifikohet Galatasaray

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një performancë heroike e Juventusit nuk mjaftom. Ndeshja e kthimit mes skuadrës italiane dhe Galatasarayt përfundon me rezultatin 3-2(rezultati i përgjithshëm 5-7) me skuadrën turke që kualifikohet në raundin e 16-shes të Ligës së Kampioneve.

Ekipi i Spallettit, pavarësisht humbjes dhe eliminimit nga Champions la stadiumin nën duartrokitjet e të gjithë tifozëve pas një performance të jashtëzakonshme.

Juventusi dominoi për 90 minuta plus kohën shtesë, duke krijuar raste të panumërta dhe duke shënuar tre gola në kohën e rregullt. Locatelli zhbllokoi sfidën me një penallti, ndërsa Gatti dhe McKennie zgjeruan epërsinë në pjesën e dytë, pavarësisht kartonit të kuq të Kelly.

Në shtesë, Zhegrova humbi një mundësi të pastër për ta çuar Juventusin në avantazh, topi doli jashtë. Galatasaray shfrytëzoi mundësinë, duke marrë epërsinë në rezultatin e përgjithshëm me golin e Osimhen. Në minutat e fundit Yilmaz shënoi  dhe golin e dytë për turqit duke mbyllur të gjitha llogaritë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img