Monday, November 25, 2024

(Video)Atletikë-Ballkaniada e Turqisë U-20/Atleti i talentuar shkodran Heldi Valikaj fiton Medaljen e Artë në Kërcim së Gjati

Lexo

Shkodranët e atletikës duket se e kanë “privatizuar disiplinën e garës së Kërcimit së Gjati. Pas kampionit të Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës, Izmir Smajlaj që vazhdon të jetë lidër i atletikës shqiptare në disiplinën e kërcimeve, në skenë ka dalë një tjetër shkodran i talentuar. Quhet Heldi Valikaj, një i ri me parametra jashtëzakonisht të perspektivës, i cili duke u stervitur me shumë passion dhe këmbëngulje nga trajneri i tij personal, Dorjan Tafa, është shpallur kampion i Ballkanit në Kërcim së Gjati. Sukses ky që është regjistruar për Valikajn edhe dy herë të tjera më parë duke konfirmuar kështu formën sportive të qëndrueshme dhe gjithnjë në rritje.

Suksesi më i fundit i Heldi Valikajt u regjistrua në Kampionatin Ballkanik të 20-vjeçarëve të zhvilluar në Stamboll të Turqi ku arriti të kërcejë në distancën 7 metra dhe 35 metra. Rezultat ky që lë prapa të gjithë konkurentët e tjerë, mes të cilëve edhe serbin dhe bullgarin që u renditën në vendin e dytë dhe të tretë.

Me këtë rezultat, Valikaj tregoi edhe një herë se është kërcënuesi kryesor ndaj bashkëatdhetarit të tij, Izmir Smajlaj, që shumë shpejt pritet të kapë parametrat e Smajlajt, pse jo për t’i kaluar edhe më lart ato.

Në vijim mund të ndiqni në video garën  e Kërcimit së Gjati të Valikajt, si dhe moment nga ceremonia e dorëzimit të medaljes së artë nga organizatorët e Kampionatit Ballkanik të Stambollit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img