Pasi elimimnoi me përmbysje Borusia Dortmund, skuadra e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshitit, do të ndeshet me një mes gjigantëve gjermanë dhe anglezë në fazën tjetër.
Shorti për 1/8-at e Champions League do të hidhet ditën e premte, por tabela e skuadrave të kualifikuara tregon se cilët mund të jenë dy kundërshtarët e mundshëm. Për Atalantën do të jetë mjaft e vështirë, sepse kundërshtarët janë dy emra big të futbollit europian, Bajern Mynih dhe Arsenal.
Të premten, pas shortit që do të hidhet në Nyon, do të mësohen edhe çiftet e tjera. Real Madrid rrezikon të përplaset me Mançester Sitin, kurse Barcelona me PSG-në.


