Pesë ditë para përballjes zyrtare me kombëtaren e Sllovakisë, e vlefshme për raundin e parë parakualifikues të Eurobasketit 2029, kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi një miqësore me ekipin Klubit të Basketbollit Deçiq të Malit të Zi.
Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, aty ku Kombëtarja e Shqipërisë po përgatitet prej disa ditësh, u dominua nga basketbollistët kuqezi, të cilët dolën fitues.
Për trajnerin e ri të kombëtares kuqezi, spanjolli Ricardo Gonzales, kjo ishte ndeshje vlente, jo vetëm për debutim në krye të kombëtar, por ndërkohë u shfrytëzua nga Federatës Shqiptare e Basketbollit, për të bërë prezantimin e tij të para para mediave.
Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Gonzales, vlerësoi ftesën e presidentit të FSHB-së, Avni Ponari, ndërkohë që u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.
I pyetur për basketbollistin e Vllaznisë, Klajdi Kiri që është pjesë e kombëtares, tekniku spanjoll Gonzales, përcolli vlerësime për shtatlartin kuqeblu, duke pohuar se Kirin pati rastin ta ndiqte dy javë më herët në përballjen Vllaznia-Tirana, duke e cilësuar atë një lojtar të fortë dhe pozitiv për kombëtaren.
Sa i takon, sfidës zyrtare, Shqipëri-Sllovaki, që do të luhet të hënën e 2 marsit në pallin e sportive “Qazim Dervishi”, Ricardo Gonzales, ndërsa vlerësoi disa basketbollistë amerikanë që luajnë për kundërshtarin, u shpreh optimist se me mbështetjen e tifozëve, do t’ia dalin me sukses.
Një e veçantë e kësaj ndeshje ishte fakti se në pankinë e skuadrës malazeze të Deçiqit, ishte shqiptaro-malazezi, Simon Ivezaj, i cili në këtë ndeshje kishte funksion të dyfishtë duke qënë se është edhe zëvendëstrajner i kombëtares shqiptare.
Figurë të mirë në përballjen miqësore të basketit, Shqipëri-Deçiq, bënë edhe dy basketbollistët e tjerë shkodranë, Çelis Taflaj si dhe i riu me perspektiv Skendo Sinani, të cilët vijnë nga aktivizimi me sukses në kampionatin italian të basketit.
(Video) Pamje nga ndeshja miqësore Shqipëri-Deçiq(Mali i Zi) në basketboll meshkuj, si dhe pronioncimet e trajnerit të kombëtares shqiptare, Ricardo Gonzales dhe trajnerit të Deçiqit, njëherëzi edhe zv.trajner i kombëtares shqiptare, Simon Ivezaj, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



