Rikthehet Kupa e Shqipërisë. Të mërkurën, në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Bylis, 16:30, ndeshja e dytë e turit çerekinal

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia ka lënë pas fitoren 3 me 1 të klasikes ndaj Tiranës për javën e 26-të të Abissnet Superiore dhe tashmë është e përqëndruar për kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, i cili rikthehet në mesjavë me ndeshjet e dyta të turit çerekfinal.

Kuqeblutë presin në stadiumin “Loro Boriçi” Bylisin e Ballshit, takim i cili është programuar të nisë në orën 16:30. Vllaznia, vjen në këtë ndeshje me avantazhin e përballjes së parë, ku në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit doli fitues me rezultatin 0 me 1 me golin e shënuar nga Lirim Kastrati në minutën e 28-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Në këtë mënyrë, duke parë avantazhin e ndeshjes së parë në transfertë, në pamje të parë Vllaznia është e favorizuar për ta kaluar turin, por gjithësesi në kampin kuqeblu ka vlerësim maksimal për ndeshjen e kthimit duke pasur objektiv kalimin e turit, si dhe më tej edhe fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë.

Nga e mërkura e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia në fundjavë do të udhëtojë në Vlorë për t’u përballur me Flamurtarin vendas në kuadrin e javës së 27-të të Abissnet Superiore, takim i planifikuar të luhet në orën 18:00.

Ndërkohë, për javët në vazhdim të kategorisë Abissnet Superiore, Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin edhe për dy javët e tjera në vazhdim. Kështu, për javën e 28-të, Vllaznia do të luajë përsëri në transfertë, këtë radhë në Rrogozhinë përballë ekipit vendas Egnatia, takim i programuar të luhet të premten e 13 marsit duke filluar nga ora 19:00.

Pas dy transfertave në Vlorë dhe Rrogozhinë, Vllaznia kthehet të luajë në shtëpi për javën e 29-të dukë pritur në stadiumin “Loro Boriçi” Dinamon , takim që do të luhet  të martën e 21 marsit duke filluar nga ora 19:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Tjetër humbje e Vllaznisë. Teuta triumfon në “Loro Boriçi” dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 13 pikë. Kuqeblutë mbeten në fund me vetëm...

Vllaznia-Teuta 0-2(Shënues: Antony 45+2',51') Kartonë të verdhë:Marku 90+2'/Toli 45+8',Fangaj 58',Zhongo 74' Vllaznia:Jukaj,Gurishta,Pusi,Randi(Avduli 56'),Murataj,Qato(Marku 81'),Dros(Bardhi 71'),Musta,Bizi(Tafili 46'),Balaj(Perez 71'),Tunkara Trajner:Ergi Borshi Teuta:Bernardoni,Fangaj,Zhongo,Përgjoni,Toli(Bajrami 87'),Mala(Jazxhi...
- Advertisement -spot_img