Monday, March 9, 2026

Vllaznia, Dinamo City, Egnatia, Elbasani, në pritje të shortit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë-Të martën ora 15:00 në ambientet e Shtëpisë së Futbollit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë do të mësojnë nesër emrin e kundërshtarit të kësaj faze të kompeticionit. FSHF ka bërë me dije se të martën, në orën 15:00, do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve.

Dinamo City, mbajtësja në fuqi e trofeut, Egnatia, Vllaznia dhe Elbasani janë 4 skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinale, ku shorti është i lirë. Janë 4 skuadrat që aktualisht mbajnë edhe 4 vendet e para në Abissnet Superiore.

Shorti do të hidhet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img