Monday, March 9, 2026

Partizani mund Dinamon 2-0 dhe i merr vendin e katërt. Abissnet Superiore, java e 27-të

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani mori një fitore të rëndësishme ndaj Dinamos me rezultatin 2-0, në duelin e javës së 27-të në “Abisnet Superiore”.

Sukses i madh për të kuqtë që ngjiten në vendin e katërt në zonën e “Final Four”,duke parakaluar pikërisht Dinamon.

Ndeshja nisi e bukur dhe me raste në të dyja portat,ku pas disa tentativave,ndeshja u zhbllokua në minutën e 38-të nga Martinez me kokë,pas një krosimi të Murataj.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat,ndërsa e dyta nisi sërish me gol për Partizanin,më pas minutën e 51-të Dumbia dyfishoi shifrat.

Dinamo provoi të reagoi dhe iu afrua golit me Bregun në dy raste,por Qirko me dy pritje dhe shtylla i mohuan festën skuadrës së Dajës.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e katërt me 42 pikë,ndërsa Dinamo zbret në vendin e pestë me 39 pikë.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img