Ballina Futboll (Video) Durrësi me një tjetër hapësirë për futbollin, drejt përfundimit fusha e...

(Video) Durrësi me një tjetër hapësirë për futbollin, drejt përfundimit fusha e re pranë “Niko Dovana”

Qytetit të Durrësit do t’i shtohet së shpejti një tjetër hapësirë sportive. Pranë stadiumit “Niko Dovana” po ndërtohet një fushë e re, falë bashkëpunimit mes FSHF dhe klubit të Teutës.

Punimet për këtë projekt janë drejt përfundimit, ndërsa aktualisht ka nisur shtrimi i tapetit sintetik nga FSHF, një fazë e rëndësishme që pritet të përmbyllë së shpejti ndërtimin e fushës dhe ta bëjë atë gati për përdorim.

Ky investim synon të përmirësojë kushtet për zhvillimin e futbollit në qytetin e Durrësit, duke krijuar një hapësirë të re moderne që do të jetë në shërbim të klubit dhe komunitetit sportiv.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu