Thursday, March 12, 2026

(Video) Liga Unike në basketboll meshkuj. Vllaznia mundet në shtëpi nga GO+Peja 70-93

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia- GO+Peja 70-93 70-93(18-21, 27-26, 8-25, 17-21)

Java e pestë e Ligës Unike të basketbollit për meshkuj luajti mbrëmjen e së mërkurës ndeshjet e javës së pestë.

Në ndeshjen e Grupit B, vemendjen kryesore e mori sfida e luajtur në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës në mes Vllaznisë vendase dhe ekipit nga Kosova, GO_Peja.

Ndryshe ngapërballja e parë e luajtur në transfertë, ku Vllaznia pati mundur Pejen brenda në fushën e saj, këtë radhë, pejanët morën revanshin duke fituar në Shkodër me rezultatin 70 me 93.

Referuar ecurisë së takimit, pjesa e parë është shoqëruar me një rivalitet të madh, ku periodën e parë e fituan miqtë nga Peja 18-21, të dytën Vllaznia 27-26 duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me vetëm dy pikë diferencë në favojë të Pejes, 45-47.

Ajo që bëri diferencen në fushën e lojës ishte perioda e tretë, e cila u fitua nga Peja me shifrat 8-25, gjë që ndikoi në thellimin e avantazhit 53-72.

Me të njëjtën pamje vijon edhe perioda e katërt, e cila fitohet përsëri nga pejanët me shifrat 17-21duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e merituar të skuadrës kosovare.

Një humbje kjo, që sipas trajnerit kuqeblu, Eni Llazani, erdhi nga mungesat e dy titullarëve me peshë të formacionit të Vllaznisë, Justin  Thomas dhe Klajd Kiri që po kalojnë probleme dëmtimi.

Nga ana tjetër, zëvendëstrajneri i Pejes, Gyltekin Selimi, u shpreh i kënaqur për lojën dhe fitoren e skuadrës së tij duke deklaruar se Peja synon fitimin e trofeut të Ligës Unike si dhe të Superligës kosovare.

(Video) Pjesa e dytë, Vllaznia-GO+Peja 70-93(Liga Unike basket meshkuj-transmetim me koment), prononcimet e plota të trajnerit të Vllaznisë Eni Llazani dhe të zv.trajnerit të Pejes, Gyltekin Selimi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img