Friday, March 13, 2026

TRAJNIM I ARBITRAVE TË KATEGORISË SË PARË, SEKTORI I ARBITRIMIT ORGANIZON SEANCË PRAKTIKE DHE ANALIZË VENDIMESH

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sektori i Arbitrimit organizoi një seancë stërvitore për arbitrat e Kategorisë së Parë, me fokus në ushtrime të integruara në fushë dhe marrje vendimesh në monitor.

Gjatë seancës, arbitrat dhe asistentët punuan mbi situata konkrete nga ndeshjet e fundit të Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë, duke theksuar përmirësimin e gjykimit dhe vendimmarrjes në kohë reale.

Pas përfundimit të seancës stërvitore, u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e Komitetit të Arbitrimit, ku u diskutuan dhe u vlerësuan vendimet e marrë gjatë ndeshjeve të fundit.

Takimi ofroi mundësinë për analizë të hollësishme dhe për të forcuar koordinimin mes arbitrit dhe asistentit, duke rritur standardet e arbitrazhit në nivelet e larta të futbollit shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img