Ballina Futboll Robert Muriç, përforcim i radhës te Bylisi. Kroati, 30-të vjeçar, luan në...

Robert Muriç, përforcim i radhës te Bylisi. Kroati, 30-të vjeçar, luan në krahun e djathtë të sulmit dhe në karrierën e tij është aktivizuar me Ajax apo Pescara

Bylisi përforcon repartin e sulmit me Robert Muric, i cili është prezantuar gjatë ditës së sotme. Kroati, 30 vjeçar, luan në krahun e djathtë të sulmit dhe në karrierën e tij është aktivizuar me Ajax apo Pescara.

Njoftimi i klubit:

 “FK Bylis mirëpret në familjen tonë lojtarin me numrin “10”, kroatin Robert Murić, i cili luan edhe si ëinger.

Muric bëhet pjesë e skuadrës sonë pas një karriere me klube të njohura si: Dinamo Zagreb, Ajax, Pescara, Rijeka, Braga, Konyaspor dhe Slaven Belupo.

Jemi të bindur se ai do të jetë një forcë e shtuar për ekipin tonë, duke nisur nga dueli me Tiranën dhe gjatë gjithë vazhdimit të sezonit.

FK Bylis i uron mirëseardhjen në familjen tonë”.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu