Superdueli Egnatia – Vllaznia, është takimi që do të hapë javën e 28-të të “Abissnet Superiore”.
Ndeshja që do të luhet sot në stadiumin “Arena Egnatia” duke nisur prej orës 19:00, pritet me shumë interes nga opinioni sportiv pasi konsiderohet një finale e parakohshme e sezonit 2025-2026.
Ndonëse konsiderohet një transfertë e vështirë, kuqeblutë kryesues të renditjes me dy pikë më shumë në tabelën e klasifikimit kanë shpalosur hapur objektivin e marrjes së tre pikëve, madje edhe të fitimit të trofeut.
Nga ana tjetër, vendasit do të kërkojnë edhe ato pikët e plota, që nëse do të ndodhe ashtu, do të vij këmbimi i pozicioneve në renditjen.
Sipas kalendarit të FSHF-së, takimet e tjera të javës së 28-të, do të luhen dhe të dielën.
Nesër, Tirana, që mban vendin e fundit në renditje, do të presë Bylisin në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 15:00. Një përballje direkte për mbijetesën, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikët maksimale.
Po të shtunën, në orën 18:00, në stadiumin “Flamurtari” do të luhet sfida Flamurtari – AF Elbasani. Një ndeshje e rëndësishme mes dy ekipeve që synojnë fitoren, Flamurtari për objektivin e mbijetesës, ndërsa AF Elbasani për t’u afruar me kreun e renditjes.
Java e 28-të do të mbyllet të dielën me dy përballjet e fundit. Në orën 15:00, në stadiumin “Vora”, do të zhvillohet ndeshja Vora – Partizani, ndërsa në mbrëmje, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Dinamo City do të përballet me Teutën.
Kalendari i javës së 28-të Abissnet Superiore:
Sot
Egnatia – Vllaznia, 13.03.2026, ora 19:00, “Arena Egnatia”
Nesër
Tirana – Bylis, 14.03.2026, ora 15:00, “Selman Stërmasi”
Flamurtari – AF Elbasani, 14.03.2026, ora 18:00, “Flamurtari”
Pasnesër
FK Vora – Partizani, 15.03.2026, ora 15:00, “KF Vora”
Dinamo City – Teuta, 15.03.2026, ora 18:00, “Air Albania”



