Besëlidhja e Lezhës nuk din të ndalet. Lezhjanët e drejtuar nga trajneri shkodran Elvis Plori sot edhe Luzin e Vogël 2008 duke vijuar të qëndrojë në krye të tabelës së klasifikimit me 45 pikë, e ndjekur nga Sopoti i Librazhdit me 42 pikë dhe KF Shiroka 38 pikë.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Brian Filipi” të Lezhës, e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë së Dytë, grupi A, është mbyllur me rezultatin 3 me 0 në favor të Besëlidhjes.
Golat për ekipin vendas janë shënuar që të tre në pjesën e parë, fillimisht me autor Jasmin Rraboshta në minutën e 14-të përmes pikës së bardhë të penalltisë, më pas është Antonio Marku që dyfishin avantazhin me golin e tij në minutën 30-të, ndërkohë që i treti mban firmën e Ardit Hilës në minutën e 42-të.
45 minutat e dyta, megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave nuk ka pasur më gol duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e merituar të Besëlidhjes 3 me 0 duke i dhënë mundësi të vijojë komandën e grupit A, tashmë me objektiv të qartë dhe të vendosur rikthimin në Kategorinë e Parë.
Në ndeshjet e tjera, rivali direkt i lezhjanëve, Sopoti i Librazhdit ka fituar në shtëpi me rezultatin 2 me 0 ndaj Basanias udhëtuese, ku autorë të golave kanë qënë Ben Ahmad dhe Orgest Tanushi, përkatësisht në minutat 27 dhe 43.
Rivalitet dhe emocione ka dhuruar sfida e luajtur në stadiumin “Nexhip Trungu” të Gramshit, ku në 45 minutat e parë janë vendasit që shënojnë me autor Michel Tobar në minutën e 13-të duke e mbyllur pjesën e parë me shiftat 1 me 0 për gramshiotët.
Pesë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, vendasit shënojnë edhe golin e dytë me autor Esmerald Aluku duke e çuar në 2 me 0 avantazhin e Gramshit.
Goli i Ejron Vucajt në minutën e 59-të për ngjyrat e Shirokës ngushton diferencën në 2 me 1 duke rihapur ndeshjen, por megjithë këmbënguljen e skuadrës shirokase të drejtuar nga Ardit Mani, në mbyllje të minutës së 90-të, fitorja i takon Gramshit vendas me rezultatin 2-1.
Ndeshja tjetër e grupit A të Kategorisë së Dytë, në mes Tërbunit dhe Adriatikut është mbyllur me fitoren e pikjanëve 2-0, falë golave të shënuar nga Jezus Zabala, dhe Amarildo Karaj.
Erzeni dhe Naftëtari e kanë mbyllur në barazim, pa gola, 0-0 ballafaqimin e tyre, ndërkohë që Veleçiku i Koplikut, ka qënë pushim këtë javë.
Rezultatet e javës së 19-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A
BESËLIDHJA 3-0 LUZI 2008
14′ (P) Jasmin Raboshta, 30′ Antonio Marku, 42′ Ardit Hila
SOPOTI 2-0 BASANIA
27′ Ben Ahmad, 43′ Orgest Tanushi
GRAMSHI 2-1 SHIROKA
13′ Michel Tobar, 50′ Esmerald Aluku/59 Erjon Vucaj
TËRBUNI 2-0 ADRIATIKU
59’ Jezus Zabala, 90’ Amarildo Karaj
ERZENI 0-0 NAFTËTARI
VELEÇIKU- PUSHIM


