3 me 0 Uellsin, dhe po kaq 3 me 0 edhe Zvicren, janë dy fitore radhazi të kombëtares italiane, e cila bëhet kështu e para skuadër që me pikë të plota siguron bileten kualifikuese të grupit A.për në raundin tjetër. Kjo ëshë Italia e Mançinit, që padisktim ka pjesën e vetë të suksesit të kësaj Italie krejt tjetër nga ajo e viteve të mëparshme. Ashtu si ndaj Turqisë, edhe në përballjen e mbrëmjes së mërkurë në Olimpico të Romës me Uellsin, azurrët shkelqyen në fushën e lojës. Njeriu i mbrëmjes ishte Manuel Locatelli, i cili shënoi një dopietë, duke mbyllur fillimisht një veprim me shpejtësi të filluar në mesfushë në 26′, pastaj në 52′ me një të majtë të saktë. Goli i tretë mban firmën e Immobile në 89 ‘. Fitore kjo që ishte e dhjeta radhazi pa pësuar gola çka tregon momentin shumë të mirë të skuadrës italiane.
Një mision i parë i realizuar duke shfrytëzuar armët që për dy vjet e kanë bërë Italinë të rilindë, me një lojë dëfryese, të guximshme, presion i lartë për të rikuperuar topin dhe teknikë e shkëlqyer me një lojë me dy takime, që ka fundosur dhe një skuadër si Zvicra. Kopertina e mbrëmjes është e gjitha për Manuel Locatelli, autor i një ndeshje të shkëlqyer dhe të një dopiete.
Nga ana tjetër, Zvicra e Petkovic në minutat e para të ndeshjes në të vërtetë u përpoq të befasonte italianët, duke sulmuar topin lart dhe duke treguar një agresion të konsiderueshëm, sesa thjesht të mbulonte hapësirat. Një shpërthim të cilin Mancini iu përgjigj duke urdhëruar ekipin e tij të priste presionin e avancuar, sat ë kalonte stuhia. Dhe kështu ishte. Nuk ka as një hije rreziku nga ana e Donnarum, me portierin që tani arrin në 965 minuta pa pësuar gol (715 për Gigio)
Veprimi vendimtar u krijua nga Locatelli, njeriu i ndeshjes, që në minutën e 26-të zhbllokoi rezultatin. Pas disa mundësive të humbura, mesfushori realizon dopietën, ndërsa në fund është Immobile, që plotëson fitoren, një shpërblim për një performancë sakrifikuese, me disa gabime në gjuajtje, por thelbësor në hapje, për veten dhe shokët e tij.
Roberto Mançini, dirigjinti i kësaj Italie që ka bërë për vete të ghithë, do të thoshte pas ndeshjes se ishte një garë shumë e vështirë, sepse Zvicra është një ekip i fortë. “Ne mund të kishim shënuar më shpejt, kemi vuajtur kur kishte vuajtje, por në fund të fundit është një fitore e merituar. Mendoj se ishim pak në vështirësi në minutat e para, por djemtë u treguan në lartësinë e duhur, ishte nxehtë dhe ishte gara e dytë në 5 ditë. Unë bëra një ndryshim të sistemit për ta bërë më të relaksuar.”, u shpreh Mançini duke dhënë sinjale të drejtpërdrejta se Italia e tij do të rritet edhe më shumë në të ardhmen, pasi në gjirin e saj ka lojtarë të rinj me mjaft të ardhme.