Për të mbajtur lojtarët në tonus, Partizani ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore me Laçin e Kategorisë së Parë. Ndeshja u luajt tek “Arema e Demave”, ku të kuqtë kanë fituar me rezultatin 3-0.
Golin e parë e ka shënuar Keko në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë thelluan rezultatin Sidibe dhe Gudjufi, të cilët u aktivizuan nga stoli.
Trajneri Oltijon Kërnaja aktivizoi nga minuta e parë pjesën më të madhe të titullarëve për të parë më qartë gjendjen e tyre fizike.
Ndeshjen e radhës në kampionat Partizani do ta zhvillojë me Vllazninë kryesuese


