Futboll Femra-Vllaznia shpartallon Lushnjën, 18-0 dhe kryeson kampionatin me 36 pikë. 12 ndeshje, 12 fitore, 110 gola të shënuar dhe 2 të pësuar, bilanc superpozitiv i skuadrës kuqeblu që kërkon titullin e 13-të kampion radhazi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Lushnja 18-0

Shënuese: Teresa Deda(6 gola), Erika Cartaman(4), Megi Doçi(2), Verona Berisha(2), Klaudia Borçi(2), Riselba Leba, Aldisa Kronaj

12 ndeshje, 12 fitore, 110 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Ky është bilanci superpozitiv i skuadrës kuqeblu, e cila nën drejtimin e trajnerit Nikolin Leka dhe padyshim mbështetjes së vazhdueshme të Presidentit Lazër Matija,  kryeson kampionatin me 36 pikë të plota me 7 pikë plus nga Gramshi i vendit të dytë, duke kërkuar titullin e 13-të kampion radhazi.

E 12-ta fitore është regjistruar ndaj Lushnjes me shifrat e thella 18 me 0, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së dielës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.

6 nga 18 golat e kësaj ndeshje janë shënuar nga Teresa Deda. Shqiptarja e lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila iu përgjigj pozitivisht ftesës së Presidentit Lazër Matija është ambientuar mjaft mirë në gjirin e skuadrës kuqeblu, ku krahas të tjerave po spikat edhe si golashënuese, ku vetëm në dy ndeshjet e fundit ka shënuar 11 gola(5 ndaj Kinostudios dhe 6 ndaj Lushnjës).

Duke qëndruar tek golashënueset, pjesa tjetër e golave të fitores së thellë ndaj Lushnjës hanë realizuar nga Erika Cartaman(4), Megi Doçi(2), Verona Berisha(2), Klaudia Borçi(2), Riselba Leba, Aldisa Kronaj

Ajo që konsiderohet pozitive për ekipin kuqeblu, është se përpos fitoreve të njëpasnjëshme, po i kushton rëndësi edhe aktivizimit të lojtareve të reja, një pjesë e të cilave luajnë edhe për ekipin Vllaznia U17 me trajneren Paula Jaku. Krahas, Desara Lorja, Marinela Ndoci, Jylisa Kolegaj, që luajtën si titullare në këtë ndeshje, kishte minuta edhe për Eglisa Hardhija, Aldisa Kronaj, Egla Hoxha, të cilat duket se do të jenë një garanci për vazhdimësinë e ekipit të parë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img