Bosnja eleminon Italinë me penallti dhe shkon në finalet e Botërorit 2026

Lexo

- Reklamë -spot_img

Italia mendohej favorite, por finalen e Play-Offit, e ka fituar Bosnjë Hercegovina. Italianët që luanin në transfertë e nisën mjaft mirë ndeshja, kur kaluan në avantazh që në minutën e 15-të me autor Ken.

Me avantazhin e italianëve 0-1 mbyllet pjesa e parë, dhe madje ky rezultat vazhdoj të jetë në fuqi deri në minutën e 79-të, atëherë kur Tabakoviç shënon për boshjakët duke barazuar rezultatin.

90-të miutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim. Edhe shtesa dy herë nga 15-të minuta la në fuqi barazimin duke ftuar skuadrat të ballafaqohen me gjuajtjet e penalltive.

Për Bosnjën shënuan Tahiroviç, Tabakoviç, Alajbegoviç dhe Bajraktareviç. Në anën tjetër tek axurrët gaboi fillimisht Pio Espozito. Më pas shënoi Tonali, por Kristante që gaboi sërish për Italinë nga pika e bardhë e ktheu në dramë.

Gatuzo nuk ia doli të rikthejë Italinë në Botëror. Diçka e tillë është e pafalshme për 4 herë kampionët e Botës, që do ta ndjekin eventin më të rëndësishëm përmes ekranit.

Në këtë mënyrë, Bosnjë Hercegovia është surpriza e madhe nga Europa. Fillimisht eliminoi Uellsin përmes penalltive në gjysmëfinale, dhe më pas Italinë. Ndërkohë, Italia është turpëruar pasi nuk merr pjesë që nga viti 2014 në kompeticionin më të rëndësishëm.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img