Prag Luftëtari-Besa, një ndeshje me objektiva të ndryshëm. Java e 21-të e Kategorisë së Parë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ditën e dielë në stadiumin “Gjirokastra” duke nisur nga ora 15:00 do të luhet takimi Luftëtari-Besa.

Dy skuadra që kan objektiva të qarta,ku Besa mes ulje-ngritjeve nga java në javë kërkon pikët për të kapur një nga gjashtë vendet e para që të dërgon në zonën “Play-Off”.

Në krahun tjetër Luftëtari i cili po has vështirësi duke u renditur në vendin e fundit,kërkon fitoren duke shpresuar edhe tek ndalesa e skuadrave të tjera.

Besa ka kontingjentin e plotë të lojtarëve,ndërsa Luftëtari do të vuaj mungesat e mbrojtësit Culli dhe mesfushorit Ramadani.

Dy teknikët Magani dhe Devolli do të kërkojnë maksimumin nga kjo ndeshje.

Sa u përket ndeshjeve të fazave të kaluara,në fazën e parë takimi Luftëtari-Besa është fituar nga Besa me shifrat 1-2,ndërsa në fazën e dytë ndeshja e luajtur në Luz ka përfunduar në barazim 1-1.

Ndeshja e fazës së parë është luajtur për llogari të javës së 10-të,ndërsa në fazën e dytë është zhvilluar për llogari të javës së 21-të.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img