Krahas përballjeve në Abisnet Superiore,futbolli shqiptar kthehet dhe me sfidat e Kategorisë së Parë e cila luan sot javën e 29-të.
Plot pesë ndeshje do të luhen në të njëjtin orar paralelisht,aty ku skuadrat do të vazhdojnë betejat e tyre për objektiva të rëndësishëm,që prej kreut e deri në vendet e fundit në klasifikim.
Skënderbeu është skuadra e parë që ka siguruar hipotetikisht kthimin në elitë sezonin e ardhshëm,ndërsa beteja mes Laçit dhe Pogradecit për vendin e dytë vijon të mbetet e hapur,pasi distanca momentalisht mes vendit të dytë dhe të tretë është vetëm tre pikë.
Skënderbeu pret në shtëpi Ilirinë,po ashtu edhe Laçi e Pogradeci do ti luajnë sfidat në stadiumin e tyre përballë Burrelit dhe Kastriotit.
Interesante mbetet dhe sfida për mbijetesën mes Kukësit dhe Apolonisë.
Të dyja skuadrat kan shfaqur një rendiment të dobët në javët e fundit dhe në këtë duel do të kërkojnë të marrin maksimumin për të mbetur edhe këtë sezon në Kategorinë e Parë.
Po ashtu edhe Korabi do të luaj me Lushnjen e vendit e fundit,për të shpresuar deri në fund për ngjitjen sa më lartë në renditje.
Fatos LAMAJ


