Kërnaja: Nuk kam asgjë me djemtë, besoj e kemi fituar ndeshjen tonë sot, pavarësisht se tre pikët i merr Vllaznia, nuk e kuptoj pse. E them me kuptimin e golit të Isgandarli, që është kontrolluar për punë katër sekondash, goli i parë në Shqipëri që është kontrolluar për katër sekonda dhe dua ta rishikoj se nuk jam i bindur që arbitrimi ka qenë shumë korrekt me ne. Djemtë kanë dhënë maksimumin, mos harro që na kanë nxjerrë topin nga rrjeta sot, ndaj është pak e vështirë të luash futboll kështu.
Manovra me Sidiben ishte efikase –
Kërnaja: Besoj se ishte manovër efikase, se përderisa Sidibe doli një kundër një me këtë mënyrë loje, duke zbritur nga poshtë, duke parë që tre mbrojtësit e Vllaznisë janë shumë të fortë, por janë të avashtë, kërkonim të pozicionoheshim ndryshe e shënonim gola. I shënuam, dolëm tek e tek, mos harroni rastin e Humën në pjesën e parë, Isgandarli në pjesën e parë, Sidibe në pjesën e parë. Në pjesën e dytë tentuam përsëri të njëjtën gjë, arritëm të shënonim njëlloj, por ndonjëherë ndodh që duhet më shumë maturi, duhet të luanim pak më pisët, kur nuk të lënë të fitosh. Por ne jemi ekip me djem të ri që vrapojnë, që fitojnë dyluftime, që kemi rastet tona për të shënuar, jashtëzakonisht shumë më shumë se Vllaznia. Mos harrojmë që luanim kur ekipit të vendit të parë dhe u duk sikur ishim ne në vend të parë, jo Vllaznia gjatë gjithë ndeshjes.
E dinim që do vinte me tre përpara në presing, nuk ka qejf shumë të luajë më topin. Ulëm Ismailin, që të kishim superioritet numerik. Aty dolëm shumë herë me Ismailin në linjat qendrore, duke djegur dy linjat e para të Vllaznisë, si Muratajn e Balajn ashtu edhe Kallakun e Malën, i dogjëm disa herë, me Dumbia e Human. Kërkuam thellësinë me Isgandarli e Sidibe, që e arritëm ta bënim deri diku, dolëm tek e tek e të godisnim portën.
Ju vjen keq për mënyrën si e pësuat golin e parë –
Kërnaja: Në 24 ndeshjet tona mund të kemi pësuar 3 gola me goditje standarte. Sot nuk besoj se kishim probleme në goditjet standarte, edhe pse kishim mungesa në centimetra, në asnjë goditje këndi e faull nuk ishin të rrezikshëm. Nga një anësore erdhi Toma të luante një kundër një, topi ishte në përplasje, nuk është se fitoi dyluftim kush. Ishte Toma, një kundër një me të, se Sembene me Bytyçin apo Preka do ishin zonal. Nga një rivënie shumë larg, ndonjëherë edhe dëshira për të fituar e dominuar një ndeshje, se duhet të themi që e kemi dominuar një ekip të vendit të parë. As ekipet që janë para nesh nuk e kanë bërë siç e kemi dominuar ne që të mos gjuajë asnjë herë deri në minutën e 85, përveç një herë me Malën në pjesën e parë, dhe të kishim disa raste për gol.
Jam kurioz të shoh golin e Isgandarli. Duhet të shoh mënyrën se si është vendosur VAR-i që kam dyshimet e mia, lëvizja e këmbës të Isgandarli është shumë e dyshimte. Topi ka lëvizur, këmba është mbrapa, pastaj bëhet vijë tjetër që është jashtëzakonisht e dyshimtë, ndaj meqë ishte e dyshimtë, duhej të zgjatej pak që ta shikonim të gjithë. Është hera e parë që një gol milimetrik, nëse është jashtë loje, ndodh për katër sekonda. Nuk e di pse janë të njëjtat persona në VAR, kur ka probleme të tilla, kur ka konflikt interesi. Kjo për mua është pak e çuditshme. Shihni kush ka qenë në VAR, kush ka bërë golin, me atë që është në VAR e kam, duhet ta shikojmë. Është hera e parë në kampionatin shqiptar një trajner del për 13 minuta e 35 sekonda me të kuq për një faull dhe në momentin kur është duke u ulur në pankinë merr të verdhin e dytë. Jeni të ndërgjegjshëm për këtë, kur kam gabuar kam pranuar publikisht e kam kërkuar falje. Sot nuk kam gabuar por ndoshta disave nuk u pëlqen ecuria që kam bërë unë, se shoh edhe në studio… Do jetë personale, por do vazhdojmë e do kapim vendin e katërt.
Jam mësuar me këta që vijnë në studio, që qeshin e ofendojnë, jam mësuar se jam djalë i ri. Nuk është problem, e kam mbajtur përsipër. Dinamo-Partizani nuk e harroj kurrë atë. Nëse nuk u pëlqen ecuria e Partizanit të ma thonë, e lej unë. Nëse sulmohem unë, sulmohet edhe Partizani, kjo është e gjitha, Partizani është shumë mirë.


