Mbi 250 atletë, pjestarë të 11 ekipeve të vendit konkuruan në Kampionatin Kombëtar të Atletikës për kategorinë e moshës U-16, aktivitet ky i organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.
Përpos emocioneve që përcollën disiplinat e konkurimit, ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja masive e elementit të ri, gjë që u vlerësua edhe nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Izmir Smajlaj, sipas të cilit kjo është një garanci për të ardhmen e atletikës shqiptare.
E kur bëhet fjalë për atletikën, në skenë del menjëherë emri i Vllaznisë, klubi që me rezultatet fantastike të 20 viteve të fundit duket se e ka “privatizuar” vendin e parë, jo vetëm me ekipin e të rriturve, por edhe me të gjitha grupmoshat. Rezultate këto që krahas të tjerave, merita shkon edhe për kuartetin e trajnerëve të pasionuar dhe shumë profesionalë, Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj.
Titulli kampion i radhës është për kategorinë e moshës U16, garat e të cilit u zhvilluan një ditë më parë në Shkodër, aty ku dominimi kuqeblu, sidomos për kategorinë e djemve ishte absolut.
Figurën më të mirë sportive nga ekipi i Vllaznisë e bënë Elois Heta për femra, mbesa e figurës së njohur sportive të atletikës shqiptare, Vildan Tufi, në garën e Kërcimit së Gjati me rezultatin 5.02 m, Andrea Nenshati në Kërcim së Larti me rezultatin 1.75 m dhe Elsar Balaj në garën e vrapimit 800m me rezultatin 2’19”45.
Një figurë shumë të mirë sportive duke u shpallur kampion në disiplinat e tyre përkatëse bënë edhe atletët e tjerë shkodranë Isli Shurbani, Markus Pohja, ndërkohë që Enis Nikshiqi, Damian Pohja, Iven Lufi, Roan Ujka, Jon Dragoni, Elmas Rakiqi, Rajan Tafa, Luart Balla, u renditën në vendet e dyta dhe të treta.
Në klasifikimin ekipor për meshkuj, pas Vllaznisë kampione, në vendin e dytë dhe të tretë u renditën Lushnja dhe Skënderbeu. Në konkuriumin e femrave, Partizani meritoi vendin e parë dhe titullin kampion, i ndjekur nga ekipi privat Fortus dhe Vllaznia në vend të dytë dhe të tretë.
Rezultatet teknike të Kampionatit Kombëtar të Atletikës U16
100m me pengesa
Isli Shurbani – vendi i 1-rë
Andrea Nenshati – vendi i 2-të
Enis Nikshiqi – vendi i 3-të
100m
Damian Pohja – vendi i 3-të
300m
Iven Lufi – vendi i 3-të
800m
Elsar Balaj – vendi i 2-të
Kërcim së larti
Andrea Nenshati – vendi i 1-rë
Roan Ujka – vendi i 2-të
Jon Dragoni – vendi i 3-të
Kërcim së gjati
Markus Pohja – vendi i 1-rë
Enis Nikshiqi – vendi i 2-të
Elmas Rakiqi – vendi i 3-të
Disk
Rajan Tafa – vendi i 3-të
4x100m
Nenshati, Lufi, Rakiqi, Pohja – vendi i 1-rë
4x400m
Nenshati, Nikshiqi, Rakiqi, Luart Balla
Femra – Kërcim së gjati
Elois Heta – vendi i 1-rë
Femra – Kërcim së larti
Elois Heta – vendi i 1-rë
Vlen për t’u theksuar disa rezultate shumë premtuese nga atletët tanë:
Andrea Nenshati në kërcim së larti me rezultatin 1.75 m
Elois Heta në kërcim së gjati me rezultatin 5.02 m
Elsar Bajaj në 800m me rezultatin 2’19”45
(Video) Pamje nga garat e Kampionatit Kombëtar të Atletikës për kategorinë U16, zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, si dhe prononcimet e Presidentit të FSHA Izmir Smajlja dhe Kryetrajnerit të Vllaznisë Albert Marashi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


