Vllaznia-Teuta 93-48(18-12, 18-13, 31-6, 26-17)
Vllaznia dhe Teuta u përballen mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, takim ky i vlefshëm pqër betejen e parë çerekfinale të fazës Play-Off.
Ndonëse kundërshtari është një rival i denjë në vite i Vllaznisë, madje, jo shumë larg fitoi në Shkodër ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Eni Lazani triumfuan duke dalë fitues me rezultat shumë të thellë 93-48.

Një ndeshje, e cila që nga minuta e parë dhe deri në fund të krejt sfidës, Vllaznia ishte kryesuese e rezultatit. 18 me 12 mbyllet perioda e parë në favor të Vllaznia, e dytë 18 me 13 dhe bërë që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin me dy pjesëve me avatazhi 36 me 25.
Shpërthimi i Vllaznisë vjen në periodën e tretë, ku fitorja e kësaj periode 31 me 6 e çon avantazhin në shifrat 77 me 31.
Me këtë ritëm vijon edhe perioda e katërt, ku edhe pse tekniku Llazani hedh në fushë pesëshen e të rinjëve, Sead Kopliku, Samuel Bazhdari, Bujar Tafa, Edrion Kuçi, Aron Kruja, Vllaznia fiton sërish me shifrat 26 me 17 duke bërë rezultati i përgjithshëm të jetë në shifrat 93-48 me plot 45 pikë diferencë.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve Eni Llazani vlerëson lojën e skuadrë së tij duke pranuar se Vllaznia është një hap pranë gjysmëfinales, por nga ana tjetër paralajmëron për vështirësitë që e presin skuadrën në transfertën. durrsake
Takimi i dytë çerekfinal i fazës Play-Off Teuta-Vllaznia, do të luhet në fundjav në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ku në arst fitoreje të Vllaznisë, kuqeblutë kualifikohen në gjysmëfinale.
Në rast të kundërt, nëse fiton Teuta, sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Basketbollit, do të luhet një ndeshje e tretë përsëri në Shkodër.
(Video) Ndeshjen Vllaznia-Teuta, basket meshkuj(Pjesa e dytë e plotë, me koment), së abshku me prononcimin e trajnerit Eni Llazani, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.


