Lajmi i fundit…Vllaznia volej femra mbetet në Superligë. Skuadra kuqeblu fiton edhe ndeshjen e dytë 0-3 Play-Out ndaj Studentit në transfertë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Studenti-Vllaznia  0-3(23-25, 18-25, 1825)

Me dy fitore radhazi ndaj Studentit, 3 me 0 në Shkodër dhe 0 me 3 në Tiranë, Vllaznia e volejbollit femra siguron qëndrimin në kategorinë e Superligës.

Ndeshjet në fjalë ishin të vlefshme për fazën Play-Out, me Vllazninë e vendit të parafundit në renditjen e Superligës si dhe Studentin e vendit të dytë në kategorinë e Parë.

Takimi i parë i luajtur në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës u fitua nga Vllaznia me rezultatin 3 me 0, përkatësisht me sete, 25-12, 25-15, 25-17.

Me të njëjtin rezultat 0 me 3, Vllaznia fitoi edhe ndeshjen e dytë të luajtur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Seti i parë është shoqëruar me rivalitet, me Studentin që këmbëngul ta fitoj këtë set dhe të rihap takimin, për ta çuar duelin me ndeshje të tretë. Por, universitaret nuk shkojmë më shumë sesa barazimit 23-23, sepse më pas volejbollistet kuqeblu e mbyllin me fitore këtë set, 23:25.

Me fitore i mbyll Vllaznia edhe setet e tjerë, përkatësisht, të dytin 18:25 dhe të tretin 18:25 duke e fituar të gjithë ndeshjen 0 me 3.

Fitore kjo, e dyta radhazi për Vllazninë, e cila siguron zyrtarisht qëndrimin në kategorinë e Superligës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img