AF Elbasani është skuadra e dytë që siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four” të kampionatit “Abissnet Superiore”, kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt.
Verdheblutë arritën këtë objektiv pas fitores 2-1 në ndeshjen e sotme ndaj Teutës në “Niko Dovana”, duke u ngjitur në kuotën e 59 pikëve dhe duke mbajtur vendin e dytë në renditje.
Me këtë sukses, AF Elbasani bëhet ekipi i dytë që siguron një vend në “Final Four”, duke vijuar garën për titullin kampion në fazën përmbyllëse të kampionatit.
Ndërkohë, sfida tjetër e luajtur mbrëmjen e djeshme në “AirAlbania”, në derbin Dinamo-Tirana, regjistroi barazimin 1 me 1. Barazim që rrezikon seriozisht pozitat e Dinamos për vendin e e katërt, ku, edhe e mban për momentin me 45 pikë, mund ta humb atë nëse Partizani del fitues në ballafaqimin e sotëm me Bylisin.
Për bardheblutë, ky barazim vlen, sepse pika e marrë e çon në kuotën e 32 pikëve dsuke mbajtur vendin e tetë në klasifikim, një larg Bylisit të parafundit dhe tre nga Flamurtari që mbyll renditjen me 29 pikë.


