Abisnet Superiore kthehet të luaj ndeshjet e javës së 33-të të ndara në tre ditë(E shtunë-e dielë-e hënë)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Abisnet Superiore kthehet të luaj ndeshjet e javës së 33-të të ndara mes të shtunës, të dielës dhe të hënës.

Kjo për shkak se në mesjavë luhen dy ndeshjet që do të përcaktojnë finalistët e Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni.

Sfidat nisin të shtunën me derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani,të cilat në këtë edicion jan përballur mes tyre në kushtet ku asnjëra nuk duket se ka pretendime të mëdha për vijimësinë e edicionit.

Bardhebluve u duhet fitorja për mbijetesën dhe të kuqve për të mbajtur gjallë ëndrrën e “Final Four”.

Të dielën do të luhet ndeshja Bylis-Teuta në orën 16:00,që ndikon në mënyrë direkte në luftën për mbijetesë në Abisnet Superiore.

Ndërsa në orën 19:00 e ka radhën përballja Egnatia-Vora ku vendasit duhet të ndalin krizën e rezultateve që po i largojnë me kreun dhe shanset e titullit.

Të hënën do të luhen dy ndeshje në orën 19:00,me Flamurtarin që pret Dinamon në një sfidë shumë delikate.

Paralelisht me të luhet ajo që është sfida kryesore e kësaj jave, pasi Elbasani i vendit të dytë pret Vllazninë kryesuese,me mundësinë për ti kaluar në renditje.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img