(Vedio) Finalet e Europianit të Socca-s vijnë në Shqipëri, Demneri: Një mundësi e madhe për promovimin e

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kampionati Europian i Socca-s do të organizohet për herë të parë në Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm për zhvillimin e minifutbollit në vend. Në një prononcim për FSHF.org, përgjegjësi i Socca Albania, Jurgen Demneri u shpreh se ky event përfaqëson një arritje të madhe dhe një mundësi të shkëlqyer për të promovuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

“Për herë të parë në Shqipëri vjen kampionati europian i minifutbollit. Shqipëria merr pjesë në turnetë ndërkombëtarë që prej vitit 2023 dhe është pjesë e Socca-s. Kemi arritur rezultate shumë të mira, si çerekfinalistë të Kupës së Botës dhe gjysmëfinalistë të Kampionatit Europian. Synojmë që, me organizimin e këtij eventi në vendin tonë, të arrijmë një rezultat sa më pozitiv,” u shpreh Demneri.

Ai theksoi gjithashtu se përgatitjet për këtë turne kanë nisur prej muajsh dhe po vijojnë intensivisht. “Kemi rreth 6 muaj që po merremi me organizimin, ndërtimin e stadiumit dhe krijimin e një Fan Zone. Besoj se do të jetë një risi shumë e madhe për Shqipërinë,” tha ai.

Në këtë Kampionat Europian do të marrin pjesë 28 ekipe, të ndara në 7 grupe me nga 4 skuadra. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të ndërtohet një stadium me 2500 vende, që do të presë ndeshjet nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Në këtë turne do të marrin pjesë 28 shtete, përfshirë edhe emra të mëdhenj të futbollit europian si Anglia, Gjermania, Italia, Spanja dhe Portugalia, vende që kanë një traditë të konsoliduar në minifutboll.

Në vijim, Demneri nënvizoi rëndësinë e këtij eventi për vendin tonë. “Për 5 ditë, Shqipëria do të kthehet në epiqendrën e minifutbollit në Europë. Duke marrë parasysh konkurrencën e fortë nga shtete si Anglia, Gjermania dhe Italia për të organizuar këtë turne, fakti që iu besua Shqipërisë është një vlerësim shumë i madh për ne”, – shtoi ai.

Duke folur për organizimin, Demneri bëri të ditur se shorti i Kampionatit Europian të Minifutbollit do të hidhet ditën e mërkurë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në një aktivitet ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Ditën e mërkurë do të organizohet hedhja e shortit të Kampionatit Europian të Minifutbollit, që do të organizohet po prapë në “Shtëpinë e Futbollit”. Një rëndësi shumë e madhe i është dhënë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili do të jetë prezent, z. Armand Duka. I ftojmë të gjitha mediat të na suportojnë dhe të jenë prezentë në këtë aktivitet për ta reklamuar sa më mirë”, – përfundoi Demneri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img