Kombëtarja e Shqipërisë shkëlqen në Kampionatin Europian. Medalje e argjendtë për Zelimkan Abakarov në peshën deri në 61 kilogram

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëria ka marrë medaljen e dytë në Kampionatin Europian të të rriturve në mundje, që të dielën ka përfunduar në sallën olimpike “Feti Borova” dhe që erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Zelimkan Abakarov ka marrë medaljen e argjendtë në peshën deri në 61 kilogram, teksa në finale u mund nga Uguev nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes, 0-4.

Dy medalje të argjendta për Shqipërinë që i japin notën 10 mundjes kuqezi jo vetëm për organizimin, por dhe në anën sportive. Ndërkohë medaljet e tjera të mundjes së lirë janë fituar nga Salkazanov i Sllovakisë në peshën deri në 74 kilogram, Ibrahim Kadiev nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes në peshën deri në 86 kilogram, Tçokaev i Azerbajxhan në peshën deri në 92 kilogram dhe Meshvildishvili i Azerbajxhanit në peshën deri në 125 kilogram.

Dhe si ekip fitues ishte Azerbajxhani, që në fakt e dominoi Kampionatin Europian të të rriturve edhe në mundjen greko-roman. E në këtë mënyrë ka ulur siparin Kampionati Europian i të rriturve në mundje, që erdhi për herë të parë në Tiranë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img