(Video) Penallti dhe dy të kuqe në dëm të Vllaznisë, Tirana fiton klasiken e futbollit shqiptar dhe i shpëton rënies nga Superliga. Humbja e katërt për Vllazninë, por mbetet përsëri e dyta, pasi edhe Elbasani kryesues është mundur 2-1 në Ballsh

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Ashtu siç pritej, klasikja e futbollit shqiptar është shoqëruar me një luftë të fortë sportive nga të dyja skuadrat, të cilat vinin në këtë përballje në pozita të kundërta.

Bardheblutë në kërkim të mbijeteses në Superiore dhe Vllaznia si pretendente kryesore për titullin kampion.

Në fund, fituese është Tirana, falë atij goli të shënuar në minutën e 15-të të pjesës së parë me penallti me autor Rafael Silva, gol i cili qëndroi në fuqi deri në fundin e shtesës prej pesë minutës së pestë të krejt ndeshjes.

Kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini bënë përpjekjet e duhura, sidomos gjatë 45 minutave të pjesës së dytë, ku në lojë u hodhën forca të reja, mes të cilëve edhe Kevin Dodaj, por goli nuk doli në dritë.

Fundi i takimit u shoqërua me dy kartonë të kuq që arbitri kryesor Kreshnik Cjapi nxori në drejtim të Malës fillimisht, dhe më pas Bajramit.

Me këtë fitore minimale 1 me 0 Tirana e drejtuar nga trajneri Orges Shehi shkon në kuotën e 41 pikëve duke hedhur hap pozitiv për mbijetesen në Superiore.

Ndërkohë, Vllaznia regjistron humbjen e katërt radhazi, një në Kupë dhe tre në Kampionat, por mbetet përsëri e dyta, pasi edhe Elbasani kryesues është mundur 2-1 në Ballsh nga Bylisi vendas.

(Video) Pamje nga ndeshja, Tirana-Vllaznia 1-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img