Humbja 1-0 me Tiranën, zv.trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi reagon për penalltinë e dhënë nga arbitri Cjapi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi  i zv.trajnerit të Vllaznisë, Ergi Borshi, pas ndeshjes, Tirana-Vllaznia 1-0

“Është një ngërç psikologjik që na ka kapur, na ka ndodhur që pas humbjes me Dinamon në Kupë, sapo të gjejmë fitoren, ndoshta që javës tjetër kundër Flamurtarit do të jemi më të lirshëm dhe do të jemi gati për ndeshjet e “Final Four”.

Ne sot nuk u futëm në fushë për të bërë presingun ofensiv që bëjmë gjithmonë, donim ta prisnim ekipin në bllok të mesëm, menduam që Tirana do të hidhet në sulm dhe do ta kapnim në kundërsulm mbrapa.

Skam komente për penalltinë, Cjapi është një nga më të mirët në Shqipëri, por nuk ishte ky niveli i tij sot. Gjithsesi nuk do të merremi me këtë pjesë. Nuk na shqetësojnë kundërshtarët, por vetja jonë. Të bëjmë lojërat që kemi bërë, ne e kemi parë vetëm veten tonë, shqetësuese është loja jonë dhe fakti që skemi marrë pikë, duhet të kthehemi te lojërat e fillimit kur luanim bukur dhe merrnim pikë”, përfundoi ai për “RTSH Sport”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img