Sporti i mundjes ka qënë ndër më të suksesshmit në Klubin Vllaznia, ku ekipet kuqeblu kanë spikatur për vite me radhë në të dy stilet, klasike dhe të lirë me tituj kampionë ekipor dhe individual.
Ndonëse për një periudhë kohore pati një rënie si rezultat i kushteve jo të favorshme stërvitore, që në fakt, për fat të keq problematika vazhdon të jetë edhe sot, falë pasionit të veteranit Ded Bregu dhe kolegut të tij Nazmi Elezi, pati një riorganizim në ngritjen e ekipeve me element të ti, ku edhe u korrën sukseset e para.
Falë kësaj përvoje, Bregu dhe Elezi, stafetën ia dorëzuan ish sportistit të tyre Altin Anza. Një djal ky shumë pasionant, që traditën familjare, si djali i ish kampionit Ali(Alko) Anza, por edhe pjesë e familjes së madhe sportive Guri, me Eljaz Gurin e famshëm dhe Elis Gurin kampion bote, i cili po bën më të mirë për mundjen shkodrane.
Në vazhdën e sukseseve të dy-tyre viteve të fundit, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Altin Anza, që jo rastësisht ka në përbërje të ekipit edhe djalin e tij Enes Anza, garat më të fundit të Kupës së Shqipërisë të zhvilluara në Tiranë, regjistroi një tjetër sukses të ekipit të mundjes Vllaznia duke u renditur në vendin e dytë pas Tiranës kampione.
Spikatjen më të madhe në konkurimin individual e bënë mundësit Eglis Mhillaj pesha 70 kg, Klevis Koçeku pesha 79 kg, Enes Anza pesha 86 kg, Kevin Kiri pesha 97 kg, të cilët zunë vende të dyta. Ndërkohë, që pjesëtarët e tjerë të skuadrës Fabian Dodani pesha 61 kg, Maldin Camaj pesha 65 kg, Jurgis Pepaj pesha 74 kg, u renditën në vendin e tretë.
Rezultatet teknike individuale të mundësve shkodranë në Kupën e Shqipërisë për të Rritur, zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit.
Eglis Mhillaj – 70 kg
Klevis Koceku – 79 kg
Enes Anza – 86 kg
Kevin Kiri – 97 kg
Fabian Dodani – 61 kg
Maldin Camaj – 65 kg
Jurgis Pepaj – 74 kg, vendi i katërt
Gaspër MARKU


