Besëlidhja ka mposhtur Tiranën në “Asllan Rusi” në basketboll për meshkuj me rezultatin 104-86 në finalen e parë play off, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në 20 minutat e para sfida ishte pothuajse e balancuar, me bardheblutë gjithmonë në ndjekje të skuadrës lezhjane. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 54-50 për kampionët në fuqi, të cilët morën plotësisht komandën e lojës në pjesën e dytë.
Formacioni bardheblu gaboi shumë në periodën e tretë, ndërsa perioda e katërt ishte një formalitet, me kampionët që arritën një fitore 104-86.


