Tirana arriti një fitore me peshë të dyfishtë në transfertën ndaj Elbasani, duke triumfuar 1-3 në Elbasan Arena.
Bardheblutë hynë në fushë me presionin e rezultatit, por reaguan menjëherë. Vetëm pas 7 minutash lojë, Myslovic ndëshkoi vendasit dhe i dha avantazhin skuadrës kryeqytetase, duke ftohur atmosferën në stadium. Elbasani provoi të reagojë, por Tirana u tregua e organizuar dhe shumë e rrezikshme në kundërsulm.
Në nisje të pjesës së dytë erdhi edhe goditja vendimtare kur Rimal Haxhiu realizoi golin e dytë në minutën e 50-të, duke afruar bardheblutë me një fitore jetike për sezonin. Vendasit u zgjuan vetëm në fundin e takimit. Arsen Kasa ngushtoi diferencën në minutën e 90-të, por koha ishte e pamjaftueshme për të shmangur humbjen që i kushtoi Elbasanit edhe kreun e renditjes.
Pas këtij rezultati, Elbasani mbetet në vendin e dytë me 62 pikë, ndërsa Tirana shkon në kuotën e 44 pikëve, duke siguruar matematikisht mbijetesën direkte dhe duke shmangur edhe zonën e “play-out”-it.


