(Video) Edi Martini, optimist për “Final 4”, por kërkon mbështetje nga instancat e qeverisjes vendore dhe politikanët e Shkodrës, sikundër kanë skuadrat e tjera: Vllaznia është e gjithë Shkodrës”!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, pas ndeshjes, Vllaznia-Flamurtari 2-0

“Unë i përgëzoj djemtë, sepse nëse do të isha në vend të dytë do më vinte keq. Sepse kanë udhëhequr  shumicën e kampionatit, kanë bërë lojëra të mira pavarësisht dëmtimeve e mungesave që kemi pasur. Mendoj se e kemi merituar plotësisht.

Vendi i parë? Frymëmarrje nuk mund të them, jemi me pikë të barabarta me Elbasanin, tre pikë mbrapa kemi Egnatian, janë tre ekipe në garë për titull. Final Four është shumë i fortë, duhet të kemi shumë kujdes sepse fillon kampionat me zero. Sikur janë vetëm tre javë kampionat, domethënë është një luftë, një kampionat i çmendur.

Duhet të ruajmë qetësinë e të mbledhim forcat, të organizohemi të jemi të qetë dhe të stërvitemi mirë. Në këto momente na duhet qetësia, na duhet të jemi shumë të përqendruar pasi e thashë që jemi zero pikë, janë 9 pikë në lojë, jemi në garë të gjitha ekipet.

Pika e humbur nga skema? E kemi ditur që në fillim. Nuk e dinim si mbaronte, pas kampionatit të vjen keq por në fillim kemi qenë të gjithë dakord në mënyrën se si ka qenë rregullorja. Nëse më pyetni a e dua apo jo një kampionat të tillë, është gjë tjetër. Po themi një kampionat i stërzgjatur, një kampionat i stërmundimshëm.

Të tria skuadrat që luajmë janë njëra më e fortë se tjetra, kështu që presim dhe të jemi të qetë para ndeshjes.

Përplasjet me Dinamon dhe Egnatian? Ne nuk jemi përplasur me askënd, ne jemi në futboll, luajmë futboll. Pas 90 minutave jemi të gjithë miq e shokë, pavarësisht se me dikë me shumë e dikë më pak. Kështu është futbolli, nuk ka përplasje.

Alenca Dinamo-Egnatia? Unë i besoj vetvetes, djemve të mi, gjithë Shkodrës. Që të them të drejtën kam pak nevojë, jo unë, por djemtë për më shumë mbështetje e të jemi prezent. Kur shoh ekipe të tjera që vijnë me politikanë e gjithë instancat në stadiume e ne nuk mbështetemi nga këto njerëz, më vjen keq. Sepse Shkodra nuk është e asnjë individi, është e të gjithëve, ka histori të madhe. Nuk është e një personi apo dy personave, Vllaznia është e gjithë Shkodrës”, tha ndër të tjera Martini para mediave.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të VllazNisë Edi Martini, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img