Tani nuk ka më dyshime. Trabzonspori ka vendosur që të blejë përfundimit kartonin e Ernest Muçit, lojtarit të kombëtares shqiptare që ishte në huazim nga Besiktasi.
Mediat turke njoftojnë se drejtuesit e klubit do të ushtrojnë opsionin e blerjes për futbollistin shqiptar, i cili ka tërhequr vëmendjen me performancën e tij të suksesshme.
Trabzonspori do t’i paguajë Beshiktashit 8.5 milionë euro për tarifën e transferimit të Ernest Muçit. Klubi e kishte huazuar futbollistin për 1 milion euro në fillim të sezonit.
Ernest Muçi, i cili ka luajtur në 40 ndeshje zyrtare për Trabzonspor këtë sezon, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të ekipit me performancën e tij prej 15 golash dhe 9 asistash.
Blerja e të drejtave të transferimit të lojtarit të ri, i cili është bërë një nga të preferuarit e tifozëve me performancën e tij, ka krijuar kënaqësi të madhe brenda klubit.


