Tashmë nuk më surprizë! Edhe pse nuk më shumë se dy vite e gjysmë që është formuar, ekipi Tërbuni Boks i drejtuar nga vëllezërit Klaudio dhe Emiliano Çekini, është prezent në çdo veprimtari kombëtare, por edhe ndërkombëtare duke fituar trofe ekipor dhe individual.

I tillë ishte edhe aktiviteti i finaleve të Kampionatit Kombetar U17 zhvilluar pasditen e së dielës në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ku ekipi i Terbuni Boks spikati si pretendenti kryesor për fitimin e titullit kampion.
Vendi i dytë me pikë të barabarta me Partizanin, ndërkohë që i pari i takoi ekipit vendas Teuta, është një arritje pozitive për Tërbunin.
Ndërkohë, në konkurimin individual Tërbuni Boks, arriti të përsërisë suksesin e pak ditëve më parë me kategorinë U15 duke fituar nje trofe prestigjioz, ate te “Boksierit me Teknik”, i fituar nga Brajan Çekini.
Ekipi i Terbuni Boks garonte ne kete dite finale me 3 finaliste, ku 2 prej tyre arriten te shpalleshin kampion kombetar dhe nje nenkampion kombetar.
Konkretisht:
Ne peshen 57 kg, Brajan Çekini zhvilloi nje ndeshje shume te mire duke fituar paster me rezultatin 3-0 ndaj boksierit vendas te Teuta Boks, Elio Keci.
Ne peshen 63 kg, boksieri i Terbuni Boks, Albion Allaraj, dominoi plotesisht finalen duke fituar me rezultatin e paster 3-0 ndaj boksierit te Vllaznise.
Ne finalen tjeter dhe te fundit per ekipin tone, boksieri pukjan Elio Guga nuk arriti te kalonte kundershtarin e Teuta Boks, Suneil Gjuzi, duke humbur nje ndeshje shume te forte me rezultatin e ngushte 2-1 dhe duke u shpallur nenkampion kombetar.
Ne perfundim te kampionatit, kryetrajneri Klaudio Çekini u shpreh i kenaqur me paraqitjen e ekipit, ku ne renditjen ekipore Terbuni Boks u rendit ne vendin e trete me pike te barabarta me ekipin e vendit te dyte, Partizani, ndersa kampion u shpall ekipi vendas Teuta Boks.
Gjithashtu trajneri Çekini u shpreh shume i kenaqur per rritjen dhe nxjerrjen e elementeve te rinj, ku ne dy kampionatet e moshave te zhvilluara brenda nje harku kohor prej 10 ditesh, Terbuni Boks arriti te fitoje dy trofe individuale shume te rendesishem:
“Boksieri me i Mire” ne Kampionatin U15 ne Fier
“Boksieri me Teknik” ne Kampionatin U17 ne Durres
Keto dy trofe u fituan nga vellezerit Brajan dhe Biordi Çekini, te cilet po vleresohen gjithnje e me shume si boksieret e se ardhmes.
Ekipi Terbuni Boks vazhdon pergatitjet intensive per Kampionatin Kombetar U19, i cili do te zhvillohet ne qytetin e Pukes, ku rivaliteti dhe gara sportive pritet te jene ne nivele shume te larta. Shume ekipe po bashkohen per te tentuar te ndalin Terbuni Boks, kampionet aktuale te Shqiperise per kete grupmoshe.
Nderkohe, sportistet tane qe jane pjese e Kombetares se Shqiperise po pergatiten intensivisht per kampionatet Europiane dhe Boterore qe do te zhvillohen ne vjeshten e ketij viti.
Të gjitha këto rezultate pozitive vijnë si rezultat i një pune të pasionuar dhe shumë profesionale nga trajnerët e ekipit, vëllezërit, Klaudio dhe Emiliano Çekini, pa lënë mënjanë mbështetjen e pakursyer të Bashkisë Pukë dhe konkretisht kryetarit, Rrok Dodaj.
(Video) Pamje nga ndeshjet e boksierëve të ekipit Tërbuni Boks në Kampionatit Kombetar U17)
Gaspër MARKU


