Ish futbollisti kampion me Vllaznisë dhe trajneri i suksesshëm disa skuadrave të Superiores, Armando Cungu, i cili aktualisht ka marrë mandatin e antarit të KE të FSHF-së ka analizuar situatën e garës në fazën “Final 4”, ku rezultatet e turit të parë kanë dhënë rezultate interesante duke e bërë edhe më luftarake dhe rivalizuese luftën për titullin kampion.
Dule folur në rolin e specialistit të futbollit, Cungu ndalet kryesisht tek skuadra e qytetit të tij, e cila nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, ku në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, pranon momentin jo të mirë të javëve të fundit në kampin kuqeblu, përfshirë edhe sfidën me Dinamon, gjë ëe cila ka dhënë një impakt jo pozitiv në moralin e skuadrës si dhe të tifozërisë shkodrane.
Megjithatë, sipas tij, Vllaznia e ka në dorë vetë fatin e sezonit, pasi ky është momenti vendimtar për realizimin e objektivit, rikthimin e titullit kampion në Shkodër pas një pauze 25-vjeçare.
Dhe, për ta realizuar një gjë të tillë, detyrimisht duhet patjetër që dy ndeshjet e radhës, atë me Egnatian të shtunën e 23 majit si dhe tjetra në fund të muajit me Elbasanin të kalohen me sukses.
Nëse më herët u mendua se finalja do të ishte në sfidën e fundit me Elbasanin, për Cungun, sfida e së shtunës ndaj Egnatias është shumë e rëndësishme.
Madhe, ai e konsideron si ndeshjen e jetës, ndeshjen e sezonit, pasi pa kaluar rrogozhinasit nuk shkohet tek verdheblutë e Elbasanit.
Sa i përket vendimit të fundit të FSHF-së që në varësi të rezultateve të turit të dytë të Final 4, ndeshjet e treta mund të luhen në të njëtën orar, Cungu e konsiden të drejtë për barazinë e garës.
Në mbyllje, Cungu vlerëson tifozërinë shkodrane për mbështetjen që i bën skuadrës, ku pavarësisht oshilacioneve, është moment për të qënë pranë skuadrës në këtë koment deçiziv për fatet e sezonit.
(Video) Prononcimin e plotë të specialistit të futbollit Armando Cungu, për analizën e ndeshjeve të “Final 4”, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


