Thursday, November 21, 2024

Futboll-Vllaznia barazon miqësoren e dytë përgatitore, Sutjeska-Vllaznia 1-1

Lexo

Sutjeska-Vllaznia 1:1

Shënues: Markoviç 25’ / Dilaver 34’(p)

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Kruja, Djurdjeviç, Dilaver(U aktivizuan në pjesën e dytë: Fangaj, Hoxha, Shima, Çoba,Kaleziçc

Miqësorja mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Sutjestës së Nikshiqit të Malit të Zi është mbyllur në barazim me rezultatin 1 me 1. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin e Zllatiborit, qytetit ku që prej së dielës është akomoduar Vllaznia për të zhvilluar fazën përgatitore i ka shërbyer të dyja skuadrave, të cilat janë në përgatitje sipër për ndeshjet europiane, starti i të cilës është me datë 8 korrik.

Për tu theksuar është se kundërshtarë të kësaj miqësoreje kanë qenë dy skuadrat nënkampione të shteteve fqinjë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Tekniku kuqeblu e nisi lojën me Zogoviç në portë, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç në repartin e prapavijës. Jonuzi, Da Silva, Kruja në mesfushë, ndërsa në vijen e parë sulmuese, Djurdjeviç dhe Dilaver.

Një ballafaqim deri diku i barabartë me dy golat, nga një për secilën portë u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes. Fillimisht ishte Bozho Markoviç që duke përfituar edhe nga një hutim në krahun e majtë të mbrojtjes kuqeblu shënon në minutën e 25-të duke kaluar malazezët në avantazh. Pa kaluar nëntë minuta lojë, kuqeblutë kundrapërgjigjen me golin e barazimit, autor i të cilit është Haris Dilaver në minutën e 34-t.

Pjesa e parë mbyllet me shifrat e barabarta 1 me 1, ndërkohë që në fraksioni i dytë i ndeshjes për Vllazninë janë në lojë edhe lojratët e stolit, Fangaj, Hoxha, Shima, Çoba, Kaleziç. Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, e gjithë ndeshja mbyllet në barazim, me rezultatin 1 me 1.

Ajo që tërhoqi më tepër vemendjen në këtë ballafaqim miqësor kishte të bënte me mos aktivizimin e lojtarëve të ardhur për provë tek Vllaznia, për të cilët menaxherët por edhe burime pranë klubit Vllaznia janë shprehur se kanë sjellë lojtarë cilësorë. Edhe pse një ditë përpara ndeshjes, drejtuesit kuqeblu janë shprehur se ato do të jenë në lojë për miqësoren ndaj Sutjeskës, realisht, asnjëri prej tyre nuk u pa në fushën e lojës. Gjë, që të lën të kuptosh se diçka nuk ka shkuar mirë mes atyre që i kanë sjellë në skuadër dhe vetë teknikut Brdariç, i cili nga ana e tij nuk preferoi t’i aktivonte as edhe një minutë në fushën e lojës.

Pas barazimit të miqësores së parë të luajtur të shtunën e kaluar në Podgoricë ndaj Buduçnostit, ky është barazimi i dytë për kuqeblutë, ndërkohë që deri në mbyllje të ditëve përgatitore mësohet se do të ketë edhe dy miqësore të tjera.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img