Kupa e Botës nuk do të sjellë vetëm emocione, rivalitete dhe histori të mëdha futbolli, por edhe një kuriozitet mjaft interesant.
Në turne do të jenë të pranishëm plot tetë çifte vëllezërish, disa duke përfaqësuar të njëjtën kombëtare dhe të tjerë vende të ndryshme.
Në listë spikasin vëllezërit Doue,me Guela Doue që përfaqëson Bregun e Fildishtë dhe Desire Doue që luan për Francën.
Një rast i ngjashëm është ai i vëllezërve Uilliams ku Inaki Uilliams aktivizohet me Ganën ndërsa Nico Uilliams me Spanjën.
Po ashtu vëmendje tërheqin edhe Derrik Brobei me Ganën dhe Brian Brobei me Holandën,si dhe vëllezërit Sutar me Xhon Sutar që përfaqëson Skocinë dhe Harri Sutar që luan për Australinë.
Franca do të ketë në radhët e saj edhe dy vëllezër që tashmë jan emra të njohur të futbollit europian Lukas dhe Teo Hernandez.
Ndërkohë Holanda do të mbështetet te binjakët Kuinten dhe Jurien Timber.
Lista plotësohet nga vëllezërit Laros dhe Deroi Duarte që përfaqësojnë Kepin e Gjelbër si dhe Leandro e Juninjo Bacuna pjesë e përfaqësueses së Curaçaos.
Tetë çifte vëllezërish në një Kupë Bote është një statistikë e veçantë që tregon edhe një herë se futbolli është një sport që shpesh trashëgohet brenda familjes.
Për disa prej tyre do të jetë krenari të luajnë krah njëri-tjetrit,ndërsa për të tjerë një sfidë e bukur duke mbrojtur ngjyrat e kombëtareve të ndryshme.
Fatos LAMAJ


