Shqipëri-Luksemburg 0-1(Shënues: Danel Sinani 8’)
Kartonë të verdhë:Asllani 32′,Laçi 36′,Pajaziti 93’/Duarte 5′,Korac 36′,Bohnert 87′
Shqipëria:Sherri,Hysaj,Pllana(Ajeti 46′),Gjimshiti,Mitaj,Ramadani(Shehu 46′),Asllani(Pajaziti 63′),Laçi(Shpendi 46′),Bajrami(Seferi 46′),Hoxha(Broja 63′),Uzuni(Daku 80′) Trajner:Rolando Maran
Luksemburgu:Kardoso,Pinto(Mahmutovic 46′),Karlson,Korac,Jans(Bohnert 46′),Dardari(Kadamani 69′),Souza(Selimovic 90′),Martins(Goncalves 69′),S.Thill(V.Thill 77′),Sinani,Duarte(Muratovic 46′) Trajner:Jef Straser
Gjyqtarë:Genc Nuza,Fatlum Berisha,Bujar Selimaj(Kosovë)
Kombëtarja shqiptare zhvilloi mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë miqësore të muajit qershor, duke u përballur me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania”. Pavarësisht përpjekjeve dhe disa rasteve të krijuara gjatë takimit, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin minimal 0-1.
Pritej një reagim nga kombëtarja pas humbjes së tre ditëve më parë 1-0 përballë Izraelit, por Shqipëria zhgënjen edhe në miqësoren ndaj Luksemburgut, të cilën e humbet me rezultatin 1-0. Në një atmosferë të vakët në “Air Albania”, ku binte në sy mungesa e tifozëve, djemtë kuqezi nuk arrijnë që të evitojnë humbjen e dytë radhazi në “epokën Maran”.
Kombëtarja shqiptare është mposhtur me rezultatin 1-0 nga Luksemburgu në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” duke regjistruar një paraqitje që la shumë për të dëshiruar përballë një kundërshtari që tregoi organizim dhe efikasitet.
Shqipëria nis mirë ndeshjen dhe i afrohet golit me Laçin. Por rrugën e rrjetës e gjejnë miqtë me Sinanin në minutën e 8-të. Aksioni nisi nga krahu i majtë ku Dardari kaloi me lehtësi mbrojtjen kuqezi dhe pasoi në qendër për sulmuesin e Luksemburgut i cili nuk gaboi përballë Sherrit dhe dërgoi topin në rrjetë.
Kuqezinjtë ndërmarrin disa sulme radhazi, por nuk arrijnë që të rrezikojnë portën kundërshtare. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të Luksemburgut.
Shqipëria reagoi menjëherë dhe krijoi disa raste të mira,ku fillimisht ishte Laçi që dha iluzionin e golit me një goditje pranë zonës,ndërsa më pas Bajrami shërbeu saktë në shtyllën e parë por mesfushori kuqezi nuk arriti ta devijonte topin drejt rrjetës.
Me kalimin e minutave, skuadra e drejtuar nga Rolando Maran mori kontrollin e lojës dhe qarkulloi më shumë topin por e pati të vështirë të depërtonte në mbrojtjen mike.
Asllani provoi disa herë nga distanca por pa sukses,ndërsa Luksemburgu mbeti i rrezikshëm në kundërsulm.
Në pjesën e dytë Maran kreu disa zëvendësime duke aktivizuar Ajetin,Shehun,Shpendin,Seferin,Brojën,Pajazitin dhe Dakun në kërkim të një reagimi.
Rasti më i pastër për barazim erdhi në minutat e fundit kur Seferi shërbeu në mënyrë perfekte për Shpendin.
Sulmuesi kaloi edhe portierin Kardoso por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë,duke shpërdoruar mundësinë më të mirë të ndeshjes për kuqezinjtë.
Edhe Broja pati momentet e tij duke krijuar hapësira dhe duke tentuar portën, ndërsa Pajaziti provoi me një goditje të fortë nga jashtë zonës por portieri i Luksemburgut ishte në pozicion.
Në krahun tjetër Sherri ishte ndër më të mirët në fushë për Shqipërinë duke ndalur disa tentativa të rrezikshme të Sinanit dhe shokëve të tij duke shmangur një humbje edhe më të thellë.
Në fund Luksemburgu largohet nga Tirana me një fitore prestigji 1-0 ndërsa Shqipëria mbyll këtë test miqësor me shumë pikëpyetje përpara sfidave të ardhshme.
Për trajnerin Rolando Maran mbetet ende shumë punë për të ndërtuar skuadrën dhe për ti dhënë identitetin e dëshiruar Kombëtares shqiptare.
Fatos LAMAJ


