Futbolli ndërkombëtar vazhdon të sjellë histori dhe statistika interesante ndërsa një prej tyre vjen nga përfaqësuesja e Curaçaos.
Në përbërjen aktuale të ekipit kombëtar vetëm një futbollist ka lindur realisht në ishullin e Curaçaos.
Bëhet fjalë për Tahith Chong ish-lojtarin e Manchester United i cili është i vetmi pjesëtar i skuadrës që ka lindur në territorin që përfaqëson.
Të gjithë futbollistët e tjerë të grumbulluar në ekip kan lindur në Holandë edhe pse kan rrënjë familjare nga Curaçao.
Ky fenomen nuk është aspak i pazakontë pasi ishulli ka një lidhje shumë të fortë historike dhe politike me Holandën.
Për dekada me radhë shumë familje nga Curaçao janë vendosur në Holandë duke krijuar një komunitet të madh atje.
Si pasojë një numër i konsiderueshëm futbollistësh me origjinë nga ishulli jan lindur rritur dhe formuar futbollistikisht në akademitë holandeze.
Kjo ka ndikuar ndjeshëm edhe në nivelin e përfaqësueses së Curaçaos e cila përfiton nga lojtarë të trajnuar në një nga shkollat më të mira të futbollit në botë.
Shumë prej tyre kan luajtur në Eredivisie ndërsa disa kanë pasur eksperienca edhe në kampionatet më të forta evropiane.
Megjithatë pavarësisht se kan lindur larg ishullit këta futbollistë zgjedhin të përfaqësojnë Curaçaon në arenën ndërkombëtare duke ruajtur lidhjen me origjinën dhe historinë e familjeve të tyre.
Rasti i Tahith Chong mbetet unik në skuadrën aktuale pasi ai është i vetmi lojtar i lindur në Curaçao ndërsa pjesa tjetër e ekipit përbëhet nga futbollistë të lindur në Holandë.
Një statistikë e pazakontë por që tregon qartë ndikimin e diasporës në futbollin modern dhe mënyrën se si identiteti kombëtar vazhdon të luaj një rol të rëndësishëm në sport.
Fatos LAMAJ


