Taekwondo-Vllaznia si ekip dhe Enisa Shabaj si individë, më të mirët e Kampionatit Ndërkombëtar
Federata Shqiptare e Taekëondo–së ka organizuar Kampionatin Ndërkombëtar të Tajkundosë “6-th Tirana Trophy, 9-th Top Tirana Open” për kategorinë e të rinjëve. Aktivitet në të cilin morën pjesë 12 shtete me 46 ekipe ku në total garuan 500 sportistë. Ekipi i Vllaznisë të drejtuar nga prof. Elion Puka mori pjesë me 55 sportistë dhe 2 arbitra, Vlerar Bekteshi dhe Gramoz Hasa. Ashtu si edhe në garat e mëparshme, tajkundistët shkodranë ishin më të mirët e aktivitetit. Si ekip, Vllaznia u shpall kampion me ekipin e të rinjve duke lënë pas në vendin e dytë dhe të tretë ekipin e Studentit dhe Tiranes, ndërkohë që Enisa Shabaj shpallet kampione dhe sportistja më e mirë teknike e aktivitetit! Refefuar rezultateve në secilen disiplinë, tajkundistët shkodranë fituan10 vende të para, 14 vende të 2-ta dhe18 vende të 3-ta. Krahas Enisa Shabaj e clka fitoi trofeun si sportistja më e mirë teknike e aktivitetit, kampionë në peshat e tyre u shpallën Klevis Mecaj dhe Omer Puka në kategorinë e fëmijëve 6 deri në 7 vjeç për të vijuar me Omer Bilani dhe Ajla Bushati në klategorinë e moshës 8 deri në 9 vjeç. Për kategorinë e moshës 10 deri në 11 vjeç kampion nga Vllaznia u shpallën Alessandro Hoti dhe Medina Meta. Në kategorinë e para të rinjëve, vendin e parë dhe titullin kampion e fituan Gjulja Xhaji dhe Anselma Xhaji. Për të rinj, titullin kampion e fituan Enisa Shabaj dhe Arsiha Hasani. Ndërkohë, ish kampionia e vitit të kaluar për kategorinë e të rriturve, Nejla Uruçi konkuruese në peshën 67 kg, këtë radhë për arsye dëmtimi në ndeshjen finale u mjaftua me titullin nënkampione e vendit. Me titullin nënkampion nga ekipi i Vllaznisë u nderuan edhe sportistë të tjerë garues në këtë kampionat edhe Relind Erkacej, Polat Rreshketa, Erlis Kruja, Klevis Mecaj, Elois Spatari, Anja Dreni, Brion Lekaj, Amla Demushi, etj.
Rezultatet teknike
- Përfundoi me sukses kampionati ndërkombtar
“6-th Tirana Trophy, 9-th Top Tirana Open”.
Në këtë aktivitet morën pjesë 12 shtete me 46 ekipe ku në total garuan 500 sportistë.
- Ekipi i Vllaznisë të drejtuar nga prof. Elion Puka mori pjesë me 55 sportistë dhe 2 arbitra, Vlerar Bekteshi dhe Gramoz Hasa.
U arritën këto rezultate:
10 vende të para
14 vende të 2-ta
18 vende të 3-ta
- Fëmijë (6-7 vjeç)
- Relind Erkacej -25 kg nënkampion
- Polat Rreshketa -21 kg nënkampion
- Erlis Kruja -31 kg nënkampion
- Klevis Mecaj -21 kg kampion
- Omer Puka -29 kg kampion
- Larsian Kraja -23 kg vend i 3-të
- Elois Spatari -23 kg nënkampione
- Anja Dreni -25 kg nënkampione
- Fëmijë (8-9 vjeç)
- Omer Bilani -25 kg kampion
- Brion Lekaj -25 kg nënkampion
- Jozef Krypci +40 kg vend i 3-të
- Alim Maho -23 kg vend i 3-të
- Amla Demushi -36 kg nënkampione
- Ajla Bushati -36 kg kampione
- Rejna Spatari -40 kg vend i 3-të
- Fëmijë (10-11 vjeç)
- Alessandro Hoti -57 kg kampion
- David Mitku -33 kg vend i 3-të
- Ergi Muçubegu -33 kg vend i 3-të
- Suen Marku -53 kg nënkampion
- Edorado Vathaj -49 kg nënkampion
- Menida Meta -27 kg kampione
22 Ajla Piraniqi +57 kg vend i 3-të
- Para të rinj
- Arisrid Kraja -65 kg vend i 3-të
- Reimon Zekaj -49 kg vend i 3-të
- Revne Deda -41 kg vend i 3-te
26.Enos Mesi -53 kg vend i 3-të
- Eglis Buhaj -49 kg vend i 3-të
- Isra Meta -44 kg vend i 3-të
- Selma Uruçi -47 kg vend i 3-të
- Gjulja Xhaji -33 kg kampione
- Anselma Xhaji -55 kg kampione
- Të rinj
- Gersi Bardhi -63 kg vend i 3-të
- Kevin Bekteshi -68 kg vend i 3-të
- Esad Malaj -63 kg vend i 3-të
- Neual Uruçi -68 kg nënkampion
- Eldis Muhja -59 kg nënkampion
- Enisa Shabaj -63 kg kampione
- Irsa Osmanagiq -55 kg nënkampione
- Arsiha Hasani -63 kg kampione
- Ajla Maho -63 kg vend i 3-të
- Amina Batuni -63 kg nënkampione
- Të rritur
- Nejla Uruçi -67 kg nënkampione
Vllaznia kampion me ekipin e të rinjve! Enisa Shabaj shpallet kampione dhe sportistja më e mirë teknike e aktivitetit!