Monday, April 29, 2024

Euro 2020-Sot sfidat Kroaci – Spanjë dhe Francë për dy bileta të tjera çerekfinaliste

Lexo

Katër skuadra, Kroacia, Spanja, Franca dhe Zvicra, janë sot në garë për për të kërkuar kualifikimin për në çerekfinale të EURO 2020. Spanja përballë Kroacisë dhe Franca përballa Zvicrës, ndeshje që do të luhen në Kopenhagen dhe Bukuresht.

18:00: Kroaci – Spanjë (Kopenhagen)

Të dy ekipet duhej të vuanin në grup për të marrë një biletë për fazën e nokautit. Duke i shpëtuar rrezikut, ata tani do të gjenden para Stadiumit Parken në Kopenhagë për të provuar të hyjnë në tetë më të mirët në Europë.

Paraqitja madhështore e Luka Modric në fitoren 3-1 kundër Skocisë e kualifikoi Kroacinë në vendin e dytë në grupin e tyre. Dhe është pikërisht kapiteni që e mban ekipin e tij në gatishmëri për këtë raund të 16-të: “Spanja është një ekip shumë i rrezikshëm”, fjalët e tij në prag të ndeshjes. Spanjollët arritën në raundin e 16 në EURO 2016, por këtë herë ata kanë dëshirë të shkojnë shumë më larg.

La Roja barazoi rekordin për fitoren më të thellë me suksesin 5-0 kundër Sllovakisë, duke siguruar vendin e dytë në Grupin E. Dhe trajneri spanjoll Luis Enrique sigurisht nuk e fshehu kënaqësinë e tij: “Unë e dija që sapo të hiqej tapa, shampanja do të derdhej”. A do të vazhdojë kështu edhe në Kopenhagen?

Spanja ka fituar katër nga tetë ndeshjet e përgjithshme midis dy skuadrave, por Kroacia ka fituar në dy nga tre të fundit, duke përfshirë një fitore 2-1 në fazën e grupeve në EURO 2016.

21:00: Francë – Zvicër (Bukuresht)

Ndryshe nga Spanja, Franca ende nuk ka shkëlqyer si duhet në EURO 2020, pavarësisht vendit të parë në një grup të hekurt me Gjermaninë, Portugalinë dhe Hungarinë e befasishme.

Kampionët në fuqi të Botës filluan me një fitore ndaj Gjermanisë, por dy barazimet në daljet pasuese zbehën disi entuziazmin rreth ekipit kombëtar. Sigurisht, me një sulm të formuar nga Mbappé, Griezmann dhe Benzema, gjithçka mund të kthehet në vendin e duhur për një kohë shumë të shkurtër.

Përballë është një kundërshtar që dëshiron të mahnisë. Zvicra, në fakt, pas barazimit ndaj Uellsit dhe humbjes kundër Italisë, ofroi një paraqitje të shkëlqyer në atë 3-1 ndaj Turqisë. Lojtari kryesor për fatin e zviceranëve është padyshim Xherdan Shaqiri, autor i një prove kapitale kundër turqve dhe i etur për të lënë gjurmët e tij edhe në raundin e dytë.

Franca kurrë nuk ka humbur një ndeshje zyrtare kundër Zvicrës. Ka fituar dy herë dhe ka barazuar katër, duke përfshirë një barazim 0-0 në EURO-në e fundit në 2016.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img