Tuesday, April 16, 2024

Taekwondo-Vllaznia si ekip dhe Enisa Shabaj si individë, më të mirët e Kampionatit Ndërkombëtar

Lexo

Taekwondo-Vllaznia si ekip dhe Enisa Shabaj si individë, më të mirët e Kampionatit Ndërkombëtar

 

 

Federata Shqiptare e Taekëondo–së ka organizuar Kampionatin Ndërkombëtar të Tajkundosë “6-th Tirana Trophy, 9-th Top Tirana Open” për kategorinë e të rinjëve. Aktivitet në të cilin morën pjesë 12 shtete me 46 ekipe ku në total garuan 500 sportistë. Ekipi i Vllaznisë të drejtuar nga prof. Elion Puka mori pjesë me 55 sportistë dhe 2 arbitra, Vlerar Bekteshi dhe Gramoz Hasa. Ashtu si edhe në garat e mëparshme, tajkundistët shkodranë ishin më të mirët e aktivitetit. Si ekip, Vllaznia u shpall kampion me ekipin e të rinjve duke lënë pas në vendin e dytë dhe të tretë ekipin e Studentit dhe Tiranes, ndërkohë që Enisa Shabaj shpallet kampione dhe sportistja më e mirë teknike e aktivitetit! Refefuar rezultateve në secilen disiplinë, tajkundistët shkodranë fituan10 vende të para, 14 vende të 2-ta dhe18 vende të 3-ta. Krahas Enisa Shabaj e clka fitoi trofeun si sportistja më e mirë teknike e aktivitetit, kampionë në peshat e tyre u shpallën Klevis Mecaj dhe Omer Puka në kategorinë e fëmijëve 6 deri në 7 vjeç për të vijuar me Omer Bilani dhe Ajla Bushati në klategorinë e moshës 8 deri në 9 vjeç. Për kategorinë e moshës 10 deri në 11 vjeç kampion nga Vllaznia u shpallën Alessandro Hoti dhe Medina Meta. Në kategorinë e para të rinjëve, vendin e parë dhe titullin kampion e fituan Gjulja Xhaji dhe Anselma Xhaji. Për të rinj, titullin kampion e fituan Enisa Shabaj dhe Arsiha Hasani. Ndërkohë, ish kampionia e vitit të kaluar për kategorinë e të rriturve, Nejla Uruçi konkuruese në peshën 67 kg, këtë radhë për arsye dëmtimi në ndeshjen finale u mjaftua me titullin nënkampione e vendit. Me titullin nënkampion nga ekipi i Vllaznisë u nderuan edhe sportistë të tjerë garues në këtë kampionat edhe Relind Erkacej, Polat Rreshketa, Erlis Kruja, Klevis Mecaj, Elois Spatari, Anja Dreni, Brion Lekaj, Amla Demushi, etj.

 

Rezultatet teknike

  • Përfundoi me sukses kampionati ndërkombtar

“6-th Tirana Trophy, 9-th Top Tirana Open”.

Në këtë aktivitet morën pjesë 12 shtete me 46 ekipe ku në total garuan 500 sportistë.

  • Ekipi i Vllaznisë të drejtuar nga prof. Elion Puka mori pjesë me 55 sportistë dhe 2 arbitra, Vlerar Bekteshi dhe Gramoz Hasa.

U arritën këto rezultate:

10 vende të para

14 vende të 2-ta

18 vende të 3-ta

  • Fëmijë (6-7 vjeç)
  1. Relind Erkacej -25 kg nënkampion
  2. Polat Rreshketa -21 kg nënkampion
  3. Erlis Kruja -31 kg nënkampion
  4. Klevis Mecaj -21 kg kampion
  5. Omer Puka -29 kg kampion
  6. Larsian Kraja -23 kg vend i 3-të
  7. Elois Spatari -23 kg nënkampione
  8. Anja Dreni -25 kg nënkampione
  • Fëmijë (8-9 vjeç)
  1. Omer Bilani -25 kg kampion
  2. Brion Lekaj -25 kg nënkampion
  3. Jozef Krypci +40 kg vend i 3-të
  4. Alim Maho -23 kg vend i 3-të
  5. Amla Demushi -36 kg nënkampione
  6. Ajla Bushati -36 kg kampione
  7. Rejna Spatari -40 kg vend i 3-të
  • Fëmijë (10-11 vjeç)
  1. Alessandro Hoti -57 kg kampion
  2. David Mitku -33 kg vend i 3-të
  3. Ergi Muçubegu -33 kg vend i 3-të
  4. Suen Marku -53 kg nënkampion
  5. Edorado Vathaj -49 kg nënkampion
  6. Menida Meta -27 kg kampione

22 Ajla Piraniqi +57 kg vend i 3-të

  • Para të rinj
  1. Arisrid Kraja -65 kg vend i 3-të
  2. Reimon Zekaj -49 kg vend i 3-të
  3. Revne Deda -41 kg vend i 3-te

26.Enos Mesi -53 kg vend i 3-të

  1. Eglis Buhaj -49 kg vend i 3-të
  2. Isra Meta -44 kg vend i 3-të
  3. Selma Uruçi -47 kg vend i 3-të
  4. Gjulja Xhaji -33 kg kampione
  5. Anselma Xhaji -55 kg kampione
  • Të rinj
  1. Gersi Bardhi -63 kg vend i 3-të
  2. Kevin Bekteshi -68 kg vend i 3-të
  3. Esad Malaj -63 kg vend i 3-të
  4. Neual Uruçi -68 kg nënkampion
  5. Eldis Muhja -59 kg nënkampion
  6. Enisa Shabaj -63 kg kampione
  7. Irsa Osmanagiq -55 kg nënkampione
  8. Arsiha Hasani -63 kg kampione
  9. Ajla Maho -63 kg vend i 3-të
  10. Amina Batuni -63 kg nënkampione
  • Të rritur
  1. Nejla Uruçi -67 kg nënkampione

 

Vllaznia kampion me ekipin e të rinjve! Enisa Shabaj shpallet kampione dhe sportistja më e mirë teknike e aktivitetit!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img