Skënderbeu godet sërish në merkato Ermal Meta afrimi i dytë i verës

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Skënderbeu vijon të lëviz me kujdes në merkaton e verës teksa ende pa nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri 2026-2027 ka siguruar një tjetër përforcim të rëndësishëm.

Është zbuluar ekskluzivisht afrimi i dytë i verës për skuadrën bardhekuqe teksa bëhet fjalë për Ermal Metën i cili sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Skënderbeut.

Burime të sigurta pran klubit konfirmojnë se mesfushori ka arritur marrëveshjen me drejtuesit korçarë dhe do të jetë pjesë e ekipit të drejtuar nga Julian Ahmataj.

Meta i lindur në Elbasan dhe i formuar në akademinë e Tiranës është një futbollist 21-vjeçar që luan në rolin e mesfushorit shkatërrues.

Sezonin e kaluar ai zhvilloi 13 ndeshje me fanellën bardheblu duke treguar cilësi dhe potencial të konsiderueshëm për të ardhmen.

Gjithashtu ai ka qenë pjesë e kombëtareve shqiptare të moshave çka e bën një nga elementët premtues të futbollit shqiptar.

Me afrimin e Metës trajneri Julian Ahmataj po vazhdon strategjinë e ndërtimit të një skuadre me elementë të rinj dhe me perspektivë.

Klubi korçar duket i vendosur të investojë te futbollistët e rinj të cilët mund të japin kontribut jo vetëm në sezonin e ardhshëm por edhe në projektin afatgjatë të Skënderbeut.

Kujtojmë se afrimi i parë i verës ishte Kejvi Mejdani i cili u rikthye në Korçë pas periudhës së huazimit te Kukësi.

Tashmë me Metën Skënderbeu shton një tjetër alternativë cilësore në repartin e mesfushës.

Më 1 korrik datë kur skuadra do të nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri Ermal Meta do të jetë në Korçë për tu bashkuar me grupin dhe për të veshur për herë të parë në karrierën e tij fanellën bardhekuqe të Skënderbeut.

Për tifozët korçarë ky është një tjetër sinjal se klubi po punon intensivisht për të ndërtuar një ekip konkurrues për sezonin e ri të Superiores.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img