Geralb Smajli përforcimi i radhës i Egnatias

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia vijon të lëviz me shpejtësi në merkaton e verës teksa kampionët e Shqipërisë kan siguruar një tjetër përforcim me vlera për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut Geralb Smajli i cili pritet të jetë afrimi më i ri i skuadrës rrogozhinase.

Vetëm pak orë pasi FC Ballkani, konfirmoi zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me Geralb Smajlin, Egnatia, e cila në fakt kishte kohë që e kishte vënë në shnëjëstër shkodranin ka mbyllur procedurat e bashkëpunimit me të.

Smajli njihet si një futbollist me eksperiencë në futbollin shqiptar ku ka spikatur veçanërisht me fanellën e Vllaznisë.

Shpejtësia dinamizmi dhe aftësia për të mbuluar të gjithë krahun e bëjnë atë një alternativë shumë të vlefshme për repartin defensiv dhe atë ofensiv.

Me afrimin e Smajlit Egnatia vazhdon të forcoj organikën në prag të sfidave të rëndësishme që e presin në sezonin e ri si në kampionat ashtu edhe në arenën europiane.

Drejtuesit rrogozhinas po punojnë për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese me synimin për të ruajtur dominimin në futbollin shqiptar dhe për të bërë paraqitje dinjitoze në kupat e Europës.

Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar nga klubi por gjithçka duket e mbyllur dhe Geralb Smajli do të jetë pjesë e Egnatias për sezonin e ardhshëm.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img