Katari-Zvicra 1-1(Shënues: Bril Embolo 21’/ Kuki 90+4’)
Katari dhe Zvicra kan ndar pikët në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Kupës së Botës 2026 me sfidën që u mbyll në barazim 1-1 pas një fundi dramatik.
Zvicra kaloi në avantazh në minutën e 21-të,kur sulmuesi Bril Embolo u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhënë epërsinë Zvicrës.
Gjatë pjesës më të madhe të takimit Zvicra e administroj lojën dhe krijoj raste për të dyfishuar rezultatin por pa arritur të gjente golin e sigurisë.
Kur gjithçka dukej e mbyllur dhe tri pikët po shkonin për Zvicrën Katari realizoi në minutën e katërt shtesë.
Kuki shfrytëzoi momentin e fundit të ndeshjes dhe dërgoi topin në rrjetë duke shpërthyer festën te skuadra aziatike dhe tifozët e saj.
Me këtë barazim të dyja skuadrat marin nga një pikë të vlefshme në garën për kualifikim ndërsa Grupi B mbetet plotësisht i hapur pas javës së parë.
Katari tregoi karakter dhe nuk u dorëzua deri në vërshëllimën e fundit ndërsa Zvicra largohet me keqardhje për dy pikë të humbura në sekondat e fundit.
Fatos LAMAJ


