Botërori 2026-Skocia e nis me fitore. Mund Haitin me golin e Xhon Mc Gin në të 28-tën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skocia e nisi me fitore rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026 duke mposhtur Haitin me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin C.

Heroi i takimit ishte Xhon Mc Gin i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 28-të duke i siguruar skuadrës së tij tre pikë të çmuara.

Që në fillim të ndeshjes skocezët u shfaqën më kërkues dhe morën kontrollin e lojës ndërsa Haiti u mbrojt me disiplinë dhe kërkoi të godiste në kundërsulm.

Përpjekjet e Skocisë u shpërblyen në minutën e 28-të kur Xhon Mc Gin përfitoi nga një aksion i ndërtuar mirë dhe dërgoi topin në rrjetë duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Pas golit të pësuar Haiti tentoi të reagoj dhe krijoi disa situata të rrezikshme por mbrojtja skoceze u tregua e kujdesshme dhe nuk lejoi surpriza.

Në pjesën e dytë ndeshja mbeti e luftuar me të dyja skuadrat që kërkuan golin por rezultati nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Me këtë fitore Skocia mer tri pikë shumë të rëndësishme dhe vendoset në pozita të favorshme në Grupin C ku bëjnë pjesë edhe Brazili,Maroku dhe Haiti.

Nga ana tjetër Haiti mbetet pa pikë dhe do të kërkojë rikthimin në ndeshjet e ardhshme për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Pas ndeshjeve të para Grupi C paraqitet mjaft i ekuilibruar me Skocinë që kryeson falë suksesit ndaj Haitit ndërsa barazimi mes Brazilit dhe Marokut ka lënë gjithçka të hapur për vazhdimësinë e turneut.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img