Botërori 2026-Brazili nuk shkon më shumë sesa barazimi 1-1 me Marokun. Grupi C mbetet i hapur

Lexo

- Reklamë -spot_img

Brazil-Marok  1-1(Shënues: Vinicius Zhunior 32’/ Ismael Saibari 21’)

Brazili e nisi me një hap fals aventurën e tij në Kupën e Botës 2026 pasi u ndal në një barazim 1-1 përballë Marokut në ndeshjen e parë të Grupit C.

Takimi rezultoi i luftuar dhe me emocione duke konfirmuar se marokenët mbeten një nga ekipet më konkurruese të futbollit botëror.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë ndërsa Maroku u tregua mjaft i organizuar në repartin mbrojtës dhe i rrezikshëm në kundërsulme.

Afrikanët arritën të kalonin në avantazh në minutën e 21-të kur Ismael Saibari finalizoi me qetësi një aksion të ndërtuar bukur duke shtangur brazilianët.

Përgjigjja e Brazilit nuk vonoi,duke rritur menjëherë presionin dhe në minutën e 32-të gjeti golin e barazimit me Vinicius Zhunior i cili përfitoi nga një hapësirë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë duke rikthyer ekuilibrin në rezultat.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat patën mundësi për të shënuar golin e fitores,por mbrojtjet respektive dhe ndërhyrjet e portierëve bënë diferencën.

Brazili kontrolloi më shumë topin ndërsa Maroku u tregua i rrezikshëm në kundërsulme duke dëshmuar edhe një herë cilësinë e tij.

Me këtë barazim të dy kombëtaret marin nga një pikë dhe lënë plotësisht të hapur garën për kualifikim në Grupin C ku bëjnë pjesë edhe Skocia dhe Haiti.

Ndeshjet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për fatin e skuadrave në këtë grup.

Barazimi ndaj Marokut është një sinjal alarmi për Brazilin i cili konsiderohet ndër favoritët për triumfin final, ndërsa marokenët konfirmuan se suksesi i viteve të fundit nuk ka qenë aspak rastësi.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img