Australi-Turqi 2-0(Shënues: Nestori Irankunda 27’, Konor Metcalfe 75’)
Përfaqësuesja australiane tregoi organizim të shkëlqyer në fushë dhe efikasitet në momentet vendimtare duke siguruar tre pikë të rëndësishme në garën për kualifikim.
Që në minutat e para të dyja skuadrat u përpoqën të mernin kontrollin e lojës me Turqinë që mbajti më shumë topin,ndërsa Australia u tregua e rrezikshme në kundërsulme.
Rastet nuk munguan por mbrojtjet respektive arritën të mbanin të paprekura portat deri në mesin e pjesës së parë.
Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 27-të kur Nestori Irankunda përfitoi nga një aksion i shpejtë dhe mposhti portierin turk duke kaluar Australinë në avantazh 1-0.
Goli i dha më shumë besim Australisë ndërsa Turqia u përpoq të reagonte para pushimit por pa asnjë sukses.
Në pjesën e dytë Turqia shtoj presionin në kërkim të golit të barazimit por Australia mbeti e disiplinuar në mbrojtje dhe e rrezikshme në sulm.
Në minutën e 75-të erdhi edhe goli i qetësisë kur Konor Metcalfe finalizoi me saktësi një aksion të bukur të skuadrës së tij duke vulosur fitoren 2-0.
Me këtë sukses Australia mer tre pikë të rëndësishme dhe hedh një hap të madh drejt fazës tjetër të turneut ndërsa Turqia do të kërkojë reagimin në ndeshjet e ardhshme për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.
Fatos LAMAJ


