Kuqeblutë në pritje të shortit UEFA Conference League- 6 skuadra: Malisheva(Kosovë), Europa FC(Gjilbraltar), FC Una Strassen(Luksemburg), Penybont FC(Uells), Nomme Kalju FC(Estoni), NSI Runavik(Faroe), alternativ për turin e parë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Opinioni sportiv shkodran dhe më së shumtmi KF Vllaznia po e pret me shumë interes shortin që do të hidhet pasditen e së martës në Nion të Zvicrës për të mësuar kundërshtarin e kuqëbluve për turin e parë kualifikues të UEFA Conference League.

Rivali i Vllaznisë për turin e parë Europian do të jetë njëri prej gjashtë skuadrave duke nisur nga skuadra e Superligës së Kosovës Malisheva, e cila këtë sezon drejtohet nga ish trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç, i cili më herët kaloi një përvojë pozitive në krye të Drenicës të Superligës së Kosovës.

Pesë skuadrat e tjera rivale të mundshme për t’u përballur me Vllazninë janë:  Europa FC e Gjilbraltarit, FC Una Strassen e Luksemburgut, Penybont FC të Uellsit, Nomme Kalju FC të Estonisë, NSI Runavik të Faroe. Ndeshjet zyrtare të raundit të parë të UEFA Conference League janë të programuara të luhen në datat 9 dhe 16 korrik.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img